OPERACIONI PËR RIATDHESIMIN E QYTETARËVE SHQIPTARË

Datat e Fluturimeve:
( Data/Aeroporti i Nisjes/Ora Nisjes /Ora Mbërritjes/Aeroporti Pritës dhe Çmimi (€)):
-------------------------------------------
18/04/2020 Tiranë (TIA) 3:30 4:00 Istanbul (IST)
18/04/2020 Istanbul (IST) 4:40 6:25 Tiranë (TIA) 100.00
18/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 14:25 Romë (FCO)
18/04/2020 Romë (FCO) 15:30 16:55 Tiranë (TIA) 100.00
19/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 15:05 Milano (MXP)
19/04/2020 Milano (MXP) 16:10 18:15 Tiranë (TIA) 100.00
20/04/2020 Tiranë (TIA) 8:00 8:30 Bari (BRI)
20/04/2020 Bari (BRI) 9:30 10:00 Tiranë (TIA) 100.00
20/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 14:25 Romë (FCO)
20/04/2020 Romë (FCO) 15:30 16:55 Tiranë (TIA) 100.00
21/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:30 Frankfurt (FRA)
21/04/2020 Frankfurt (FRA) 13:30 16:15 Tiranë (TIA) , 159.00 euro
22/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 13:00 Londër (LTN)
22/04/2020 Londër (LTN) 14:00 17:05 Tiranë (TIA) 199.00
23/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:45 Paris (CDG)
23/04/2020 Paris (CDG) 13:45 16:15 Tiranë (TIA) 159.00
24/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:30 Frankfurt (FRA)
24/04/2020 Frankfurt (FRA) 13:30 16:15 Tiranë (TIA) 159.00
--‐-------‐-------------------------------------
 
Informacion mbi rezervimin:
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për fillimin e një operacioni për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë të cilët janë të bllokuar në qytete të ndryshme të vendeve të BE, Britanisë së Madhe apo Turqisë, për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i përhapjes së virusit COVID-19.
Ky proces koordinohet nga grupi ndërministror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministrja Balluku drejton operacionin e riatdhesimit.
Operacionet e transportit të qytetarëve shqiptare nga aeroportet e përcaktuara drejt Aeroportit “Nënë Tereza” do të zhvillohen vetëm nga kompania “Air Albania”. Ky vendim është marrë për shkak të disa arsyeve me kryefjalë: sigurinë!
 
Rezervimi për riatdhësim:
Hapat e tjerë për tu ndjekur me qëllim sigurimin e mundësisë për riatdhesim parashtorhen si vijon:
1. Procedura nis me hyrjen në faqen e AIR ALBANIA www.airalbania.com.al, duke përzgjedhur në rubrikën “Riatdhesime”. (Aneks 1 paraqet Tabelën e fluturimeve)
2. Më pas prenotohet Hoteli i cilësuar strukturë Covid-19, ku do të bëhet qëndrimi 14 ditor në karantinë.
- Përpara se të bëhet pagesa, qytetari duhet të lexojë dhe pranojë Kushtet e Karantinimit. https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmon…/
3. Pasi të kryejë pagesën e Hotelit Karantinë (€ 7/ ditë/person), shtetasit që kërkon të riatdhesohet do ti dërgohet një e-mail, bashkëlidhur një faturë (voucher) e rezervimit të cilin do të duhet ta ketë me vete gjatë gjithë udhëtimit.
4. Përmes një e-mail të dytë nga Hoteli Karantinë ku është bërë pagesa, pasagjeri do të pajiset me një Kod Unik, me anë të së cilit do të realizohet prerja e biletes së fluturimit me Air Albania.
5. Në vijim, shtetasi që kërkon të riatdhesohet, duhet të ri kthehet në faqen e AIR ALBANIA www.airalbania.com.al, ku pret biletën e udhëtimit me anë të Kodit Unik, biletë e cila do ti dërgohet përmes emailit.
- Shih tabelën me lart për destinacionet, oraret dhe çmimet përkatëse.
6. Në aeroportin e origjinës së udhëtimit, shtetasi që kërkon të riatdhesohet, duhet të firmosë një deklaratë mbi pranimin e Kushteve të Karantinimit; duhet të jenë të pajisur me dokumentacion të vlefshëm udhëtimi; duhet të mbajë me vete një kopje të faturës së rezervimit të hotelit, si dhe biletën e udhëtimit. Të gjithë udhëtarët nuk do të lejohen të imbarkohen në avion nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse.
- Në cilësinë e udhëheqësit të këtij operacioni, Ministrja Balluku pas komunikimit me Ambasadorët ka identifikuar se shpesh qytetarët shqiptarë kanë patur probleme me dokumentacion për udhëtim, ndaj ka bërë thirrje që qytetarët të këshillohen me ambasadat vetëm për dokumentet identifikuese.
Akomodimi “Karantinë”
Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasit e riatdhesuar do të shoqërohen në strukturat hoteliere Covid-19 që janë përzgjedhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në këto Struktura Covid-19 zbatohen protokollet e veçanta të karantinimit të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Subjektet që kanë pranuar të marrin përsipër këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe kufij të mirë përcaktuar veprimi, kanë vlerësuar që do ti përgjigjen kërkesave të shtetit shqiptar për sigurimin e karantinës.
Paketa Karantinë “Full Board” 14 ditore përmban:
 Shërbimin Full Board (Mëngjes, Drekë, Darkë), me menu ditore me perzgjedhje.
 Me cmim fiks të përcaktuar për dhomë (.
 Hoteli garanton transfertën me autobus të dedikuar nga Aeroporti në Hotel
 Wifi falas
 Pajime dhe produkte për higjenën personale dhe higjenen e dhomës.
Në shërbimin tuaj:
 Shërbim Mjekësor 24 orë :
 Shërbim Recepsioni 24 orë për çdo emergjencë :
 Çdo porosi apo nevojë për blerje do behët nëpërmjet recepsionit.
ALBANIAN STAR HOTEL
Dhome teke: 7 Euro Rezervo
Dhome dyshe: 14 Euro Rezervo
Dhome dyshe ( 2+1 fëmijë deri 6 vjeç ): 14 Euro Rezervo
Dhome treshe: 21 Euro Rezervo
Dhoma katërshe : 28 Euro Rezervo
● Fëmijët deri ne 6 vjeç janë pa pagesë dhe do të akomodohen në dhomë dyshe (2+1) në krevat me prindërit.
● Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë.
IBIZA HOTEL
Dhomë teke: 7 Euro Rezervo
Dhomë treshe: 21 Euro Rezervo
Apartament 2 dhoma : 28 Euro Rezervo
● Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë.
Për çdo paqartësi apo informacion të mëtejshëm drejtohuni në numrat e kontaktit:
• Informacion për Rezervimin e Hotelit: +355 69 704 5012
• Informacion për Hotelin dhe kushtet: +355 67 206 1003
• Informacion për Udhëtimin/ Biletën e Fluturimit:
 +355 4 22 46 000
 +355 69 80 47 619
 +355 69 80 47 625
 +355 69 80 47 633
• ose në e-mail: call.center@airalbania.com.al
Ju falendërojmë!

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00