Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve qendrore federale gjermane.

Në dt.13 Mars 2019, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme z.Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, zhvilloi takime të nivelit të lartë me personalitete të institucioneve qendrore si Kancelari, Ministrine Federale të Punëve të Jashtme dhe Bundestag. Ministri në Detyrë z.Cakaj u takua në Kancelari me z.Jan Hecker, Këshilltarin e Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, me Ministrin e Shtetit për Cështjet Evropiane z.Michael Roth në Ministrinë Federale, si edhe me parlamentarë të grupeve të ndryshme në Bundestag, ku vlen të theksohet takimi me z.Gunther Krichbaum, Kryetar i Komitetit për Cështjet Evropiane, z.Josip Juratovic, Kryetar i Grupit parlamentar Gjermani-Evropë Juglindore, z.Christian Schmidt, Reporter i CDU/CSU për Shqipërinë, si edhe z.Manuel Sarrazin, përfaqësues i të Gjelbërve dhe anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe të BE-së. Takimet shërbyen për informimin mbi ecurinë e reformave të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Gjatë këtyre takimeve u morën vlerësime pozitive mbi reformat që ka nisur Shqipëria, vecanërisht për reformwn në drejtësi dhe procesin e vettingut. Në këto takime u përforcua mbështetja e Gjermanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00