
Këshilli i të Drejtave të Njeriut mblidhet të hënën, 22 shkurt 2021, në Sesionin e tij të 46-të të rregullt. Punimet e KDNJ46 (22 shkurt – 23 mars) do të zhvillohen në format virtual për shkak të pandemisë COVID-19.
Shqipëria merr pjesë aktivisht në punimet e Këshillit si shtet vëzhgues.
Në Segmentin e Nivelit të Lartë, në fillim të KDNj46, Shqipëria do të përfaqësohet nga z. Agron Tare, Zëvendës-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Delegacioni shqiptar do të marrë pjesë dhe në aktivitetet e mëposhtme të Këshillit:
- Dialog i zgjeruar ndërveprues mbi raportin e Komisioneres së Lartë mbi situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi (25.2.2021)
- Debat i Përgjithshëm me Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut (25.2.2021)
- Takim vjetor ditor i plotë për të drejtat e fëmijës (1.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për lirinë e fesë ose besimit (2.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për mbrojtësit e të drejtave të njeriut (3.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore gjatë luftës kundër terrorizmit (4.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për Iranin (9.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Sudanin e Jugut (10.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Misionin për Gjetjen e Fakteve në Venezuelë (10.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për Mianmarin (11.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Komisionin Hetimor për Sirinë (11.3.2021)
- Dialog ndërveprues me Raportuesin Special për çështjet e pakicave (15.3.2021)
- Dialog ndërveprues mbi përditësimin gojor të Komisioneres së Lartë për Ukrainën (19.3.2021)
Shqipëria ka shërbyer si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut gjatë viteve 2015-2017. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është një përparësi kombëtare dhe konsiderohet si kritike për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Shqipëria kandidon për një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023.