Në OBT, miratohet Deklarata mbi përfundimin e negociatave në kuadër të Nismës së Përbashkët për Rregullimin e Brendshëm të Shërbimeve (SDR)

Më 2 dhjetor 2021, anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) pjesëmarrës në negociatat për Rregulloren e Brendshme të Shërbimeve – ndër të cilët dhe Shqipëria – miratuan Deklaratën që shpall përfundimin me sukses të negociatave. Deklarata ishte parashikuar të miratohej nga ministrat në Konferencën Ministrore të OBT (MC12), e cila u shty për arsye të pandemisë COVID-19.
 
Shërbimet janë sektori më dinamik dhe me rritjen më të shpejtë të ekonomisë së sotme globale. Megjithatë, aftësia e furnizuesve të shërbimeve për t'u angazhuar në tregti dhe potenciali i sektorit të shërbimeve në përgjithësi mbetet i kufizuar nga një sërë pengesash tregtare, përfshi kërkesat për licenca apo autorizime për të operuar. Angazhimet e marra nga vendet pjesëmarrëse në Iniciativën e Përbashkët për Rregulloren e Brendshme të Shërbimeve synojnë të lehtësojnë tregtinë e shërbimeve nëpërmjet rritjes së transparencës, efikasitetit dhe parashikueshmërisë së sistemeve rregullatore.
 
Anëtarët e OBT që negociuan me sukses Rregulloren e Brendshme të Shërbimeve përfaqësojnë më shumë se 90% të tregtisë botërore të shërbimeve. Për Shqipërinë, disiplinat e reja janë me rëndësi të veçantë sa i përket ndikimit pozitiv për bizneset e vogla. Përfshirja e dispozitave mbi promovimin e barazisë gjinore në marrëveshje tregtare është, gjithashtu, një risi për tu vlerësuar e ndjekur më tej, në përputhje me prioritetet kombëtare.
 
Dispozitat e reja parashikojnë një periudhë kalimtare për tu zbatuar nga vendet në zhvillim, si Shqipëria, duke ofruar dhe asistencën e nevojshme teknike dhe ngritjen e kapaciteteve. Zbatimi i tyre në praktikë do të prodhojë rezultate të prekshme për bizneset dhe konsumatorët.
 
 
*     *     *
 
 
 WTO: Meeting to conclude negotiations on Services Domestic Regulation
Thursday, 2 December 2021
Remarks by Albania
 
Chair,
 
All that needs saying has already been said, but as this is an important day for the participating members of the Joint Initiative on Services Domestic Regulation, indeed, for the WTO membership as a whole and the organization itself, I’d like to make three brief points:
 
First, to acknowledge the outstanding work done by Costa Rica, the European Union and Australia in leading and supporting efforts to successfully conclude the SDR negotiations; and, of course, the Secretariat’s unstinting assistance. So, on behalf of Albania, I thank you.
 
Second, it is important to adopt this Declaration now, both for the strong message that it sends about our commitment to remove unnecessary barriers to trade in services, especially in light of the postponement of MC12, and above all, for what these new disciplines mean for service suppliers, by reducing red tape and facilitating services trade.
 
Third, just to highlight aspects that are important for Albania: the potential impact of the new disciplines for small businesses, the inclusion of provisions that promote gender equality in trade, and the provision of transitional periods for developing country members to implement the new disciplines, including the offer of technical assistance and capacity building.
 
All in all, very good reasons for more WTO Members to join this Declaration.
 
Congratulations to all, and thank you.

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Rue du Môle 32, 1201 Gjenevë

Tel / Fax

Tel: +4122 7311143
Fax; +4122 7388156
Nr. e emergjences: +41 79 151 85 04 / +4122 7311143

E-MAIL

mission.geneve@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00