Articles

Shqipëria në Konferencën e 12-të Ministrore (MC12) të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)

Albanian

Konferenca e 12-të Ministrore (MC12) e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), e shtyrë në vijimësi që nga viti 2019, zhvilloi punimet më 12-17 qershor 2022 në Selinë e OBT në Gjenevë, nën drejtimin e z. Timur Suleimenov, zv.Drejtor i Parë i Kabinetit të Presidentit të Kazakistanit.
 
Shqipëria mori pjesë në MC12 me një delegacion të kryesuar nga znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Finaancave dhe Ekonomisë.
 

Shqipëria në Sesionin e 49-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut (28 shkurt – 1 prill 2022)

Albanian

Sesioni i 49-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut ishte më i gjati në historinë e KDNJ, plot pesë javë. Përveç vështirësive të pritshme të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19, mbajtja me sukses e sesionit ishte një sfidë e madhe për diplomacinë shumëpalëshe në kushtet e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës vetëm pak ditë para fillimit të punimeve të KDNJ49.

Në OBT, miratohet Deklarata mbi përfundimin e negociatave në kuadër të Nismës së Përbashkët për Rregullimin e Brendshëm të Shërbimeve (SDR)

Albanian

Më 2 dhjetor 2021, anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) pjesëmarrës në negociatat për Rregulloren e Brendshme të Shërbimeve – ndër të cilët dhe Shqipëria – miratuan Deklaratën që shpall përfundimin me sukses të negociatave. Deklarata ishte parashikuar të miratohej nga ministrat në Konferencën Ministrore të OBT (MC12), e cila u shty për arsye të pandemisë COVID-19.
 

Shqipëria në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë Botërore të Shëndetit (Gjenevë, 29 nëntor – 1 dhjetor 2021)

Albanian

Asambleja Botërore e Shëndetit u mblodh në një Sesioni të Posaçëm (WHA-SS), i dyti në historinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të shqyrtuar përfitimet nga hartimi i një konvente, marrëveshje apo instrumenti tjetër ndërkombëtar të OBSH për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.
 
Në ditën e tretë të punimeve, Asambleja miratoi me konsensus vendimin “The World Together: Establishment of an intergovernmental negotiating body to strengthen pandemic prevention, preparedness and response”.
 

Shqipëria në Sesionin e 47-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut (21 qershor – 14 korrik 2021)

Albanian

Sesioni i 47-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut e gjeti Shqipërinë anëtare të porsazgjedhur të Këshillit të Sigurimit të OKB për dyvjeçarin 2022-2023.
 
Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut – një prioritet konstant i vendit – renditen ndër përparësitë kryesore të Shqipërisë në KS-OKB, sikurse dhe lidhja më e ngushtë midis Gjenevës dhe Nju Jorkut.
 

Shqipëria në Sesionin e 46-të të Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut

Albanian

Këshilli i të Drejtave të Njeriut mblidhet të hënën, 22 shkurt 2021, në Sesionin e tij të 46-të të rregullt. Punimet e KDNJ46 (22 shkurt – 23 mars) do të zhvillohen në format virtual për shkak të pandemisë COVID-19.
 
Shqipëria merr pjesë aktivisht në punimet e Këshillit si shtet vëzhgues.
 
Në Segmentin e Nivelit të Lartë, në fillim të KDNj46, Shqipëria do të përfaqësohet nga z. Agron Tare, Zëvendës-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
 
Delegacioni shqiptar do të marrë pjesë dhe në aktivitetet e mëposhtme të Këshillit:
 

Festat zyrtare në Republikën e Shqipërisë në vitin 2021

Albanian

01.01.2021

Festat e Vitit të Ri
 

02.01.2021

Festat e Vitit të Ri*
 

14.03.2021

Dita e Verës*
 

22.03.2021

Dita e Nevruzit
 

04.04.2021

E diela e Pashkëve Katolike*
 

01.05.2021

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve*
 

02.05.2021

E diela e Pashkëve Ortodokse*
 

13.05.2021

Dita e Bajramit të Madh
 

20.07.2021

Organizatat ekonomike në Gjenevë

Albanian

Organizatat ekonomike në Gjenevë
 
Gjeneva është një qendër e rëndësishme për politikat tregtare ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik. Organizata Botërore eTregtisë (WTO), Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), Komisioni Ekonomik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) janë disa prej organizatave më të rëndësishme me seli në Gjenevë.
 

Çështjet humanitare

Albanian

Gjeneva është qendër globale për çështjet humanitare dhe migracionin. Një numër organizatash të njohura si Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë selitë e tyre në Gjenevë. Për shumëkënd, Gjeneva njihet dhe si vendlindja e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (ICRC, IFRC).
 
* * *
 
Komisioneri i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët

Asambleja e 73-të Botërore e Shëndetit, 18-19 maj 2020

Albanian

Asambleja Botërore e Shëndetit është organi vendimmarrës i Organizatës Botërore të Shëndetit. Çdo vit, në maj, delegacione nga 194 shtetet anëtare të OBSH vijnë në Gjenevë për të vlerësuar punën e OBSH, për të caktuar qëllimet e saj dhe detyra të reja, si dhe për të shqyrtuar politikat financiare dhe buxhetore të Organizatës.
 

Pages

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Rue du Môle 32, 1201 Gjenevë

Tel / Fax

Tel: +4122 7311143
Fax; +4122 7388156
Nr. e emergjences: +41 79 151 85 04 / +4122 7311143

E-MAIL

mission.geneve@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00