
Fondacioni Aleanca franceze, në partneritet me Aleancën franceze Paris dhe me mbështetjen e Ambasadës shqiptare në Francë, organizuan një takim letrar me shkrimtarin e njohur Isamil Kadare, animuar nga Antoine Boussin, më 24 janar 2017.
Ky takim mblodhi admirues të veprës së shkrimtarit të madh shqiptar, të rinj francezë si dhe shqiptarë që jetojnë në Parisi të cilët përfituan nga mundësia që ju dha për të diskutuar dhe për të marrë autografe nga Ismail Kadare.
Në këtë përmbledhje të teksteve të pabotuara më parë, Ismail Kadare, i cili e jeton jetën mes Shqipërisë dhe Francës, përshkruan vizitën e tij të parë në Paris në fillim të viteve 70’, në një kohë kur ishte akoma i rrethuar nga influenca e regjimit i cili e la të dilte nga Shqipëria për vetëm pak ditë.