Situata aktuale në Francë si dhe levizja e qytetarëve shqiptarë prej dhe drejt Francës - Përditësim 18 maj 2022

Si rezultat i masave të deklaruara nga autoritetet franceze për luftën ndaj pandemisë së COVID-19, shërbimi i saj konsullor do të mbetet i hapur në oraret dhe ditët e zakonshme.

Për të kufizuar sa më shumë kontaktet, në përputhje me rekomandimet e autoriteteve, sqarojmë se, përveç aplikimeve për pasaporta dhe ID, prokurave dhe rasteve urgjente për leje-kalimi, të gjitha shërbimet e tjera të kryhen nëpërmjet portalit www.e-albania.al.

Ambasada Shqiptare në Paris u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Francë, që të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e autoriteteve franceze mbi situatën e krijuar prej pandemisë shkaktuar nga COVID-19 në Francë.

- Nuk ka kufizim orari për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve
- Të gjitha dyqanet, lokalet, palestrat, pishinat, sallat e kinemave e teatrove, stadiumet dhe qendrat komerciale funksionojnë me kapacitet të plotë, pa detyrimin të paraqitjes së certifikatës vaksinale.
- Të gjitha zyrat shtetërore që presin publik qëndrojnë të hapura sipas orareve dhe ditëve të zakonshme.
- Lejohen vizitat në strukturat që presin të moshuarit.
- Hyrja në spitale dhe qendrat për të moshuarit është e lejuar vetëm për personat e vaksinuar.

- Maskat janë të detyrueshme vetëm në institucionet shëndetësore.

Transporti publik funksionon normalisht.

Hyrja në Francë

Franca, prej datës 31 mars 2022, lejon hyrjen në Francë, pa patur nevojë për një arsye madhore, për të gjithë qytetarët shqiptarë pasi të kenë plotësuar njërin nga kushtet e mëposhtëme:

- Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.
- Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/72 orë ose testi antigjenik negativ/48orë.
- Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).
- Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Hyrja në Shqipëri

– Duke filluar nga data 1 maj 2022, nuk ka më asnjë kusht vaksinimi apo testimi për tu futur në territorin Republikës së Shqipërisë nga çdo pikë kufitare.
- Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri!

Kufijtë brenda BE-së vazhdojnë të jenë të hapur me kusht që udhëtarët që futen në Francë të paraqesin një test PCR (72 orë) apo antigjenik (48 orë) negativ në kufi.

Faleminderit

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 jan 2022, 2 jan 2022,
14 mar 2022, 22 mar 2022,
18 pri 2022, 25 pri 2022,
2 maj 2022, 3 maj 2022
5 sht 2022, 28 nën 2022,
29 nën 2022, 28 dhj 2022