Presidenti Ilir Meta, vizitë punë në rajonin PACA

Në datat 6-8 dhjetor 2017, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me ftesë të Presidentit të Këshillit Rajonal të Rajonit PACA (Provence-Alpes-Côte d’Azur), zhvilloi një vizitë pune në Marsejë.

Në takimin që pati më 6 dhjetor me Presidentin e Këshillit Rajonal të PACA dhe eurodeputetin, Renaud Muselier, u diskutua mbi partneritetin e Shqipërisë me këtë Rajon. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës dhe vuri në dukje nevojën për të nxitur dhe inkurajuar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh mes dy vendeve dhe me konkretisht me Rajonin PACA në fushën e mjedisit, turizmit, infrastrukturës detare dhe në kuadër të projekteve të përbashkëta zhvillimore. “Rajoni i Mesdheut ka potenciale të jashtëzakonshme, të cilat mund të shfrytëzohen nga vendet e këtij rajoni për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin në të ardhmen,” – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidenti i Rajonit PACA e cilësoi vizitën e Presidentit Meta si një tregues mjaft domethënës dhe ilustrues të nxitjes së këtyre marrëdhënieve dypalëshe.

Në kuadër të kësaj vizite, në datë 7 dhjetor 2017, Presidenti Meta zhvilloi një takim në Portin e Marsejës ku u prit dhe u shoqërua nga drejtoresha e Portit Christine Cabau-Woerhel, Presidenti i Republikës pasi u njoh me funksionimin e Portit dhe veprimtarinë e shumëllojshme të tij, theksoi se duke forcuar bashkëpunimin “ne duam ta bëjmë edhe më të spikatur dimensionin tonë mesdhetar.”

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u ftua nga Universiteti i Aix-Marseille për një bashkëbisedim me drejtuesit e këtij institucioni si dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një kompleksi të ri studentor në këtë universitet. Në takim ishin të pranishëm Presidenti i Këshillit Rajonal të Provence-Alpes-Cotes d’Azur, Renaud Muselier, Prefekti i deleguar për Shanset e Barabarta, Marie-Emamanuelle Assidon, ish-ministri dhe Kryetari i Bashkisë së Marsejës Jean-Claude Gaudin, Drejtori i Përgjithshëm i CAMA Pierre Richter, Rektori i Universitetit Bernard Beignier, etj.

Në takim u bisedua edhe për krijimin e një partneriteti të këtij universiteti me institucionet arsimore shqiptare.

 


 

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 jan 2022, 2 jan 2022,
14 mar 2022, 22 mar 2022,
18 pri 2022, 25 pri 2022,
2 maj 2022, 3 maj 2022
5 sht 2022, 28 nën 2022,
29 nën 2022, 28 dhj 2022