
Shtetasit shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar apo është duke iu përfunduar e drejta e qëndrimit prej 90 ditësh në hapësirën Schengen, sipas njoftimit të Ministrisë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, mund të paraqiten pranë prefekturës së krahinës dhe qytetit ku ndodhen dhe të kërkojnë një autorizim të përkohshëm qëndrimi në Francë.
Kërkesat do të shqyrtohen rast pas rasti.
Për shkak të mbylljes së shumë shërbimeve për publikun pas situatës së krijuar nga COVID-19 në Francë, do të shqyrtohen me prioritet kërkesat që janë të një karakteri urgjent.
Për më shumë informacion dhe modalitetet e aplikimit, ju lutemi të konsultoni faqet e internetit të prefekturave ndodheni.
Të gjithë shtetasit shqiptarë me qëndrim të rregullt në Francë, të cilëve u ka skaduar dokumenti i qëndrimit mes dates 16 mars 2020 dhe 15 qershor 2020, njoftohen se ky afat do të shtyhet me 6 muaj që nga dita e përfundimit të vlefshmërisë. Nga ky vendim përfitojnë vetëm ata që dispononjë një nga dokumentet si mëposhtë:
- Vizë afatgjatë
- Leje qëndrimi të rregullt
- Leje qëndrimi të përkohshme
- Vërtetim të kërkesës për leje qëndrim (récépissés)
- Vertetim të kërkesës për azil