Njoftim lidhur me rihapjen e Shërbimit Konsullor pranë Ambasadës së Shqipërisë në Paris

Pas lehtësimit të masave të marra nga autoritetet franceze për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se, duke filluar nga data 12 maj 2020, do të rihapë shërbimin e saj konsullor pranë Ambasadës, çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte, nga ora 9:30 deri më 13:00.

Shërbimi konsullor i Ambasadës i bën thirrje qytetarëve që të kufizojnë ardhjen në Ambasadë vetëm për rastet urgjente apo për hartimin e prokurave të parashikuara me ligj për të cilat kërkohet prezenca fizike e qytetarit.

Qytetarët janë të lutur të pajisen me maskë mbrojtëse, në mënyrë që të lejohen të hynë në mënyrë të kufizuar në ambientet e brendshme të Ambasadës.

Për të gjitha rastet e tjera, qytetarët udhëzohen që kërkesat t'i bëjnë nëpëmjet shërbimit postar dhe portalit e-albania (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=29&c...)

Ftohen të gjithë qytetarët që të kontrollojnë rregullisht rrjetet sociale të Ambasadës në Facebook, Twitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.

Ambasada e Shqipërisë në Paris sjell edhe njëherë në vëmendje dosmosdoshmërinë e zbatimit me përgjegjshmëri të rekomandimeve të autoriteteve franceze duke shmangur udhëtimet e panevojshme.

Kapërcimi i situatës së krizës së COVID-19 varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari dhe respektimi i masave të vendosura nga shteti.

Së bashku edhe në momentet e vështira !

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E martë, e mërkurë dhe e enjte
09:30 - 13:00

KANCELARIA

E hënë deri e enjte
09:00 - 13:00
14:00 - 17:00

E premte
09:00 - 13:00
14:00 - 15:00