Ministrja Xhaçka takon Clement Beaune: E ardhmja e Shqipërisë, në Bashkimin Evropian

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune. 
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për një bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh, për t’i dhënë këtyre marrëdhënieve një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore, por edhe në kuadër të proceseve integruese, posaçërisht atij të integrimit evropian të Shqipërisë. 
"Një takim shumë i mirë me Clément Beaune, Sekretarin Francez për Çështjet Evropiane. Shkëmbim i hapur dhe i sinqertë për të ardhmen e BE-së, Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat përballemi. Mirënjohës për mbështetjen e Francës ndaj rajonit tonë. Të hapur ndaj një angazhimi dhe bashkëpunimi më të madh në të ardhmen", shkroi Ministrja Xhaçka në rrjetet sociale pas takimit. 
Të dyja vendet janë zotuar të punojnë së bashku edhe më ngushtë për realizimin e axhendës Evropiane dhe të reformave të Shqipërisë, forcimin e bashkëpunimit në NATO dhe shumë shpejt edhe përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria fillon mandatin e saj dyvjeçar në janar 2022.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 jan 2022, 2 jan 2022,
14 mar 2022, 22 mar 2022,
18 pri 2022, 25 pri 2022,
2 maj 2022, 3 maj 2022
5 sht 2022, 28 nën 2022,
29 nën 2022, 28 dhj 2022