
Më 14 qershor 2019, gjatë vizitës në Francë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, zj. Amélie De Montchalin
Në takim u nda bindja se rritja e angazhimit të BE-së në përgjithësi dhe Francës në veçanti është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, angazhimi i shtuar i vendeve anëtare nuk do të thotë zëvendësim për procesin e zgjerimit të BE-së në rajon. Sidomos në rrethanat aktuale, hapja e negocitave për anëtarësim me Shqipërinë nuk është e domosdoshme vetëm për faktin se Shqipëria tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike, por edhe jetike për ta ruajtur besueshmërinë e vetë politikave të zgjerimit të BE-së.
Tashmë jemi në prag të operacionalizimit të mbështetjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim për Shqipërinë! Shqipëria është shumë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në një numër të konsiderueshëm fushash sektoriale!