Ministri i Brendshëm, Z. Bruno Le Roux, pritet në Tiranë nga homologu i tij Z. Saimir Tahiri

Më 28 shkurt 2017, Ministri i Brendshëm francez, Z. Bruno LE ROUX, vizitoi Tiranën për tu takuar me homologun e tij shqiptar Z. Saimir Tahiri.

Bisedimet mes ministrave u fokusuan kryesisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër emigracionit të parregullt.

Këto bisedime çuan në zhvillimin e mëtejshëm të rrugëve të bashkëpunimit në të gjitha çështjet e diskutuara, veçanërisht në fushat e: luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit; luftën kundër emigracionit të parregullt; luftën kundër krimit të organizuar sidomos trafikut të drogës, vjedhjeve, trafikut të armëve dhe zbardhjes së parave.

Kjo vizitë u krye në kuadër të dëshirës së përbashkët të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Shqipërisë, dhe do të kulmojë me nënshkrimin pas disa ditësh, nga kryeministrat e dy vendeve, të një marrëveshje kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit.

Ministri Tahiri: “ngritja e grupeve të përbashkëta me oficerë shqiptarë dhe oficerë francezë, të cilët do bëjnë hetime të përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, parave e aseteve kriminale”.

Le Roux ndër të tjera u shpreh se: «vendet tona gjenden përballë të njëjtave kërcënime. Një aksion frytdhënës kundër këtyre kërcënimeve kërkon një bashkëpunim të ngushtë në frymën e një përgjegjësie të përbashkët: asnjë vend nuk mund t’i luftojë i vetëm këto sfida».

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 jan 2022, 2 jan 2022,
14 mar 2022, 22 mar 2022,
18 pri 2022, 25 pri 2022,
2 maj 2022, 3 maj 2022
5 sht 2022, 28 nën 2022,
29 nën 2022, 28 dhj 2022