Ministri i Brendshëm i Shqipërisë z. Sandër Lleshaj u prit nga Ministri i Brendshëm francez Z. Christophe Castaner

Ministri i Brendshëm i Republikës Franceze, z. Christophe Castaner, priti në zyrën e tij më 26 mars 2019 Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Sandër Lleshaj.
Në kuadër të procesit të përafrimit të Shqipërisë të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, të dy ministrat biseduan për çështjet e migracionit dhe ato të sigurisë dhe luftës kundër kriminalitetit të organizuar.
Z. Castaner dhe z. Lleshaj bënë bilancin e aksionit të përbashkët të ndërmarrë në kuadër të Planit të Veprimit franko-shqiptar që prej korrikut 2017 për të luftuar kundër imigracionit të parregullt shqiptar në Francë.

Ata shprehën kënaqësinë e tyre për aksionin e ndërmarrë nga Shqipëria për eliminimin e fluksit të migracionit të parregullt, veçanërisht për masat e ndalimit në nisje në 35.000 raste që paraqisnin rrrezik migracioni, masat për informim mbi kushtet e qëndrimit në hapësirën Schengen, vendosjen e oficerëve shqiptarë të ndërlidhjes pranë strukturave të Ministrisë së Brendshme franceze në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Francës dhe Shqipërisë, si edhe bashkëpunimit të vendosur për lehtësimin e ripranimit në Shqipëri të rreth 3.200 shtetasve shqiptarë në situatë të parregullt në Francë gjatë vitit 2018.

Të dy ministrat sollën në vëmendje gjithashtu aksionin e ndërmarrë nga Franca, në mbështetje pikërisht të kontrollit të nisjeve të parregullta nga Shqipëria, për të siguruar kontrollet e qytetarëve shqiptarë në hyrje të kufijve francezë, dhe për të ulur atraktivitetin e kërkesës për azil për qytetarët shqiptarë në Francë, duke mbajtur parasysh që Franca e konsideron Shqipërinë vend me origjinë të sigurtë, dhe për të mbështetur veçanërisht përpjekjet e ndërmarra nga Zyra e Mbrotjtjes së Refugjatëve dhe Apatridëve (OFPRA) për trajtimin me prioritet dhe kohë të shkurtuar të kërkesave për azil nga Shqipëria.

Gjatë takimit, z. Castaner dhe z. Lleshaj ranë dakord për të përforcuar aksionin e përbashkët. Të dy ministrat u dakordësuan veçanërisht për masat e mëposhtme :
-forcimin e këmbimit të informacionit dhe të statistikave mes Francës dhe Shqipërisë dhe ngritjen e grupeve të punës ndërmjet administratave përkatëse për të forcuar luftën kundër rrjeteve të trafikantëve dhe të kriminalitetit të organizuar transnacional, si edhe shtimin e numrit të operacioneve të koordinuara për çmontimin e rrjeteve të kriminalitetit të organizuar transnacional ;
-intensifikimin e koordinimit për trajtimin e çështjes së të miturve të pashoqëruar shqiptarë në Francë, si dhe për forcimin e kontrollit në nisje nga territori shqiptar të të miturve të moshës mbi 16 vjeç ;
-garantimin e zbatimit në Francë të dispozitave, të hyra në fuqi më 1 janar 2019, të ligjit të 10 shtatorit 2018 lidhur me imigracionin e kontrolluar, për të drejtën për azil efektiv dhe integrimin e sukesshëm, me qëllim përshpejtimin si të procedurave të azilit ashtu edhe të procedurave të largimit nga territori francez të qytetarëve shqiptarë të cilëve u është refuzuar e drejta e azilit ;
-uljen e atraktivitetit të kushteve materiale të pritjes në Francë nëpërmjet rishqyrtimit të modaliteteve të dhënies së ndihmës për azilkërkuesit (ADA) ;
-rritjen e numrit të largimeve të qytetarëve shqiptarë në situatë të parregullt në Francë, nëpërmjet rritjes së numrit të masave për detyrim largimi nga territori francez dhe shtimit të numreve të fluturimeve të kthimeve në grup me qëllim ripranimin në Shqipëri.

Christophe Castaner u shpreh se : « aksionet e ndërmarra bashkërisht ndërmjet Shqipërisë dhe Francës deri më sot kanë dhënë prova të prekshme me uljen prej 25% të kërkesës për azil të shqiptarëve në Francë për vitin 2018. Niveli i pajustifikueshëm i kësaj kërkese duhet të vazhdojë të ulet edhe më tej, ky është edhe qëllimi i vendimeve të forta që kemi marrë sot me homologun tim Sandër LLeshaj. Me ftesë të tij, unë do të vizitoj Shqipërinë në muajt e ardhshëm për të parë së bashku zbatimin e këtyre masave ».

Sandër Lleshaj u shpreh se : « bashkëpunimi i paprecedent që kemi vendosur me Francën është në vazhdën e partneritetit të ndërtuar ndërmjet Shqipërisë dhe Francës nga Kryeministri Edi Rama dhe Presisdenti i Republikës Emmanuel Macron. Ky bashkëpunim është dëshmi e vullnetit të Shqipërisë për të qenë partnere e përgjegjshme për të mundësuar një bashkëpunim të ngushtë me partnerët evropianë ».

Të dy ministrat shprehën gjithashtu kënaqësinë për progreset e realizuara nga Shqipëria në vënien në jetë të reformave të ndërmarra në kuadër të përafrimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
09:30 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare

KANCELARIA

E hënë deri e enjte
09:00 - 13:00
14:00 - 17:00

E premte
09:00 - 13:00
14:00 - 15:00