Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar nga MEDEF International

Më 25 tetor 2017, Kryetari i Bashkisë s Tiranës, Z. Erion Veliaj u ftua të merrte pjesë në një takim të organizuar nga MEDEF International, i cili kishte në fokus vullnetin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat që do të përafrojnë vendin tonë me BE-në. Takimi u drejtua nga Jean-Louis MARCHAND, President i Federatës së Industrisë Evropiane dhe Ndërtimit (FIEC) dhe Zv.Presdient i Task-forcës Për një Qytet të Qendrueshëm në MEDEF International, me pjesëmarrjen Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola dhe përfaqësuesëve të disa sipërmarrjeve të mëdha franceze..

Ky takim shërbeu për të kuptuar më mirë akset e zhvillimit të Tiranës (eco-zonat, transportin urban, menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve, ujin, energjinë, ndertimet e qendrueshme etj).

Po sot, Z. Veliaj mori pjesë në një takim të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë, në bashkëpunim me qendrën kulturore "Maison de l'Albanie", me të rinj profesionistë dhe studentë shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studjojnë në Francë. Ky shkëmbim idesh u zhvillua në ambientet e Maison de l'Albanie.

Në kuadër të mbështetjes së projekteve edukative dhe kulturore, Maison de l'Albanie i dhuroi Bashkisë së Tiranës, 80 kompjutera për shkollat e kryeqytetit. Ky dhurim ka për qëllim përmirësimin e procesit edukativ përmes promovimit të teknologjisë digjitale. 

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 jan 2022, 2 jan 2022,
14 mar 2022, 22 mar 2022,
18 pri 2022, 25 pri 2022,
2 maj 2022, 3 maj 2022
5 sht 2022, 28 nën 2022,
29 nën 2022, 28 dhj 2022