Kryeministri Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Francë me ftesë të Kryeministrit francez Manuel Valls

Kryeministri Edi Rama, me ftesë të Kryeministrit francez Manuel Valls, zhvilloi, më 3 dhjetor, një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit në selinë e qeverisë franceze nga Kryeministri Valls.

Të dy kryeministrat në takimin dypalësh që zgjati mbi një orë, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin e përbashkët të dy qeverive për forcimin e bashkëpunimit të në ardhmen, me fokus në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë.

Kryeministri Rama i shprehu Kryeministrit francez solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, kërcënimit më serioz të vlerave njerëzore në mbarë botën. Nga ana e tij, Kryeministri francez Valls vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave, dhe insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri Rama falenderoi homologun francez për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë. Bashkëpunimi në fushën e kulturës ishte një prej temave të diskutimit, ku një interes të veçantë për palën mikpritëse paraqitën nismat shqiptare në fushën e shkëmbimeve rinore, ku Shqipëria me traditën e saj të bashkëjetesës në paqe mes besimeve fetare, është një shembull frymëzues për një rini pa komplekse ndaj kulturave fetare dhe respekt ndaj besimeve të tjera. Ndërkohë Franca mirëpret Konferencën e Parisit 2016, ku kërkon që Shqipëria të luajë një rol kyç.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E martë, e mërkurë, e enjte
09:30 - 13:00

KANCELARIA

E hënë deri e enjte
09:00 - 13:00
14:00 - 17:00

E premte
09:00 - 13:00
14:00 - 15:00