Ambasadori Dritan Tola

Ambasadori Dritan Tola ka lindur në Tiranë më 1970. Ai ka studiuar për gjuhë-letërsi frënge dhe për drejtësi, si edhe ka kryer kualifikime pasuniversitare në vende të ndryshme të Evropës.

Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1992 dhe që atëherë ka punuar në Komisionin Evropian në Tiranë dhe në Bruksel dhe në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ai ka ushtruar funksione të ndryshme në institucionet evropiane, si këshilltar politik, ka ndjekur çështje të ndryshme politike të marrëdhënieve BE-Shqipëri, çështje të integrimit evropian, zhvillimet evropiane dhe rajonale, si edhe ka qenë përgjegjës programesh evropiane në fushën e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile, administratës publike, mjedisit, etj.

Në mars të vitit 2013, ai mori detyrën si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë dhe në Monako (jo-rezident) dhe Përfaqësues i Presidentit të Republikës pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Ai ka qenë anëtar bordesh drejtuese të institucioneve të ndryshme, si Fondacioni Soros, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, programet e zhvillimit të Bankës Botërore, PNUD-it (OKB), Qendrës Evropiane Rajonale të Mjedisit, etj. Është anëtar themelues i “Lions Club Albania” dhe “Retromobile Club Albania” (Klubi Shqiptar i Automobilëve Historikë).

Përveç shqipes (gjuhë amtare), Ambasadori Tola flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, italisht, dhe ka njohuri bazë në gjermanisht dhe greqisht.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Çështje policore/sigurie:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E martë, e mërkurë, e enjte
09:30 - 13:00

KANCELARIA

E hënë deri e enjte
09:00 - 13:00
14:00 - 17:00

E premte
09:00 - 13:00
14:00 - 15:00