Zhvillohet në Bruksel takimi shpjegues për kapitullin 15 dhe 21 të Acquis-së së BE-së.

Në kuadër të procesit screening, më datë 26 -27 mars, 2019, zhvillohet në Bruksel në ambjentet e Komisionit Evropian,  takimi  spjegues për kapitullin 15 “Energjia” dhe kapitullin 21 “Rrjetet Trans Europiane”.

Në këtë takim Delegacioni shqiptar u kryesua nga z. Ilir Bejtja Zëvëndësministri për Infrastrukturën dhe znj. Suela Janina, Ambasadoria e Misionit të Shqipërisë në Komisionin Evropian.

Delegacioni i Komisionit Evropian kryesohej nga z. Marc Jorna. Në këtë takim, pala shqiptare merr pjesë njëkohësisht me palën Maqedonase.

Ky takim organizohet  në kuadër të procesit “screening’ me qëllim prezantimin e kuadrit ligjor të BE-së, të detyrueshëm  për përafrim nga pala shqiptare. Screening është faza e parë në  kontekstin e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim  në Bashkimin Evropian. Për palën shqiptare kjo fazë përgatitore, në pritje të hapjes së negociatave, ka filluar  në vjeshtën e vitit 2018.

Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme (MEFA) dhe institucioni lider për këto dy kapituj, Ministria për Infrastrukturën, në bashkëpunim me grupet respektive ndërministrore të punës,  në analizë të agjendës së takimit, ka identifikuar institucionet kontribuese në këtë proces, si dhe ka përgatitur analizën paraprake ligjore së  bashku pyetjet teknike lidhur në përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit. Pyetjet do ngrihen gjatë prezantimit të legjislacionit të BE-së.

Agjenda e takimit konsistonte në prezantimin e kuadrit ligjor për Qeverisjen e Unionit të Energjisë, Burimet e Energjisë së Rinovueshme, Eficencën e Energjisë, Energjinë Nukleare, Sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe në atë për Gazin Natyror dhe rrjetet e transmetimit.

Nëpërmjet EC link, takimi mund të ndiqej online nga anëtarët e tjerë të GNP-së jo pjesëmarrës në këtë panel me qëllim mundësimin e drejtimit të pyetjeve në kohë reale edhe nga kjo audiencë.

Grupi ndërminstror i punës, në vijim të këtij takimi do të përmbyllë analizën e plotë ligjore për  identifikimin e kuadrit ligjor të përafruar ose jo, që teknikisht quhet ‘Analiza e Mangësive Ligjore’.

Për sa më sipër, i gjithë procesi koordinohet e drejtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Misionin e Shqipërisë në Bruksel dhe Institucionin lider për kapitull.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00