Zhvillohet në Bruksel takimi i 8-të i Komitetit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Me 4 tetor 2017 u zhvillua takimi i 8-të i Komitetit të Stabilizim-Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi u kryesua nga Znj. Eralda Çani, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Znj. Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerimin në Komisionin Evropian.

Komiteti i Stabilizim Asocimit shqyrtoi zhvillimet më të rëndësishme që nga Komiteti i fundit i Stabilizim-Asocimit në pesë prioritetet kyçe për hapjen e bisedimeve të pranimit, si dhe në reformat e tjera të lidhura me integrimin evropian në zhvillimin ekonomik, tregti, transport, energji, arsim dhe kërkim shkencor, politikën sociale dhe mjedisin.

Komisioni Evropian përshëndeti përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në të gjitha fushat dhe inkurajoi rezultate të mëtejshme të prekshme, veçanërisht në reformën në drejtësi, me fokus në proçesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si kyç për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe si parakusht për dhënien e rezultateve në prioritetet e tjera kyçe, sidomos luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në reformat e tjera të lidhura me integrimin evropian si mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit në ekonomi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00