Zhvillimi i rajonit Adriatiko-Jonian dhe anëtarësimi në BE: dy procese të ndërlidhura

Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë takimin e Ministrave Punëve Jashtme Nismës Adriatiko-Joniane (Këshilli Adriatiko-Jonian) dhe Strategjisë Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian(EUSAIR) zhvilluar. Krahas Ministrave Punëve Jashtme vendeve rajonit Adriatikut dhe Jonit, takim mori pjesë edhe Komisionerja e BE-së për Politikat Rajonale, Corina Cretu.
 
Takimi u organizua Dubrovnik me 12 maj 2016, nga Kryesia kroate e nismës, kishte fokus vlerësimin e ecurisë Strategjisë prej miratimit saj nga Këshilli tetor 2014, dhe përcaktimin e drejtimeve për avancimin e saj.

fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se: "me Strategjinë EUSAIR, ne kemi ndërmarrë një hap cilësor bashkëpunimin rajonal pellgut Adriatikut dhe Jonit. Qasja makro-rajonale përbën për rajonin tonë një model ri qeverisjes shumë-nivelëshe, sjell bashku institucionet e BE-së, vendet e rajonit nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, partnerë ekonomiko-socialë dhe organizata shoqërisë civile".
 
Kjo Strategji është një hap i rëndësishëm për integrimin e plotë të ekonomive tona në tregun unik të BE-së. Për të arritur këtë objektiv, ky rajon gjeografik, përgjatë hapësirës Adriatiko-Joniane duhet të kthehet në një rajon ekonomik, në mënyrë që të arrihet vazhdimësia e shkëmbimeve në Evropë. "Në situatën aktuale të sigurisë, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor nuk duhet ta përjetojnë ndërvarësinë si një kërcënim, por si një mundësi", theksoi Ministri Bushati.
 
Midis prioriteteve të EUSAIR, Ministri theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë përmirësimi i ndërlidhjes në fushën transportit dhe energjisë, duke veçuar Autostradën Adriatiko-Joniane dhe Gazsjellësin Adriatiko Jonian (IAP).

Ministri Bushati nënvizoi se drejtimi nga Shqipëria dhe Kroacia i Grupit Drejtues Tematik mbi Turizmin e Qëndrueshëm do reflektojë rëndësinë ne i japim zhvillimit gjithë potencialit këtij rajoni, për një turizëm cilësor, inovativ, qëndrueshëm dhe përgjegjshëm. Vendet tona mbeten përkushtuara drejtojnë përpjekjet e përbashkëta vendeve rajonit për diversifikuar produktet dhe shërbimet turistike, përkrah me marketingun e një “brand”-i turizmit Adriatiko-Jonian.
 
Gjithashtu, në kuadër të këtij Ministeriali, Ministri Bushati zhvilloi takime me homologun kroat Kovač dhe atë italian Gentiloni.
 
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë Miro Kovač, bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të posaçme bashkëpunimit preferencial dypalësh mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mbasi vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike, çka pasqyrohet dhe në nivelin e lartë të vizitave dhe shkëmbimeve mes dy vendeve, ata u ndalën në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ministri Bushati u shpreh se: “marrëdhëniet tona janë shumë mira dhe miqësore, dhe nëpërmjet kësaj klime pozitive dëshirojmë thellojmë bashkëpunimin hapësirën e Evropës Adriatike me projekte energjetike (gazsjellësit TAP, IAP dhe degëzimet e tyre) dhe infrastrukturore (korridori Adriatiko-Jonian) do krijojnë një realitet ri rajon”. Ministri Bushati theksoi hapat e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare realizimin e reformave shtet-konsoliduese kuadër agjendës integruese vendit Bashkimin Evropian. Shqipëria e vlerëson Kroacinë si një model, e cila ka rol veçantë mobilizimin e vullnetit politik evropian rreth proceseve integruese Ballkanit Perëndimor.
 
Më pas, dy ministrat diskutuan rreth situatës në rajon dhe bashkëpunimit ndër-rajonal, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. 
 
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Paolo Gentiloni, dy ministrat biseduan për një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, agjendën evropiane të Shqipërisë, ndërveprimin në kuadër të Procesit të Berlinit, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, sfidat e sigurisë në Mesdhe dhe koordinimin e veprimeve në rrafshin shumëpalësh.

Gjatë takimit, ata u ndalën në masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe nevojën për një  koordinim më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë.

Palët gjithashtu nënvizuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e njohu homologun italian mbi masat e marra nga qeveria shqiptare në funksion të përmirësimit të frymës së biznesit ne vend.
 
Më tej, duke falënderuar për ndihmën e dhënë nga qeveria dhe institucionet italiane për përpjekjet tona dhe proceset integruese të Shqipërisë në BE, Ministri Bushati e informoi homologun italian për zhvillimet politike në vend, prioritetet dhe reformat e ndërmarra, duke shprehur bindjen se mbështetja e pakushtëzuar e Italisë mike do të vijojë edhe në koordinimin e përpjekjeve për hapin e ardhshëm, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim.
 
Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe me Italinë si një aleat strategjik i natyrshëm, me lidhje të ngushta e të veçanta si dhe rëndësinë që ka Italia për Shqipërinë e shqiptarët dhe anasjelltas. Ai vlerësoi dialogun intensiv politik mes dy vendeve dhe bashkëpunimin miqësor të dëshmuar së fundmi edhe në fushën e shërbimeve konsullore. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00