Zëvendësministrja Malo takon Benešík, konfirmohet mbështetja e Çekisë për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, priti në një takim një delegacion çek të kryesuar nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Dhomës së Deputeteve të Parlamentit të Republikës çeke, z. Ondřej Benešík.

Zëvendësministrja Malo i shprehu mirënjohjen z. Benešík për mbështetjen e rikonfirmuar të Çekisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë dhe procesit të zgjerimit në tërësi. Zëvendësministrja Malo prezantoi përpara delegacionit çek rezultatet e fundit të reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, në kuadër të procesit të integrimit si dhe siguroi mbi angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për t’i çuar deri në fund këto reforma.

Nga ana tjetër, z. Benešík vlerësoi arritjet e Shqipërisë në reformat e brendshme dhe rikonfirmoi edhe një herë se Çekia mbështet tërësisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.

Gjatë takimit u vlerësuan gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Çekisë në aspektin dypalësh e shumëpalësh, si dhe forcimin e bashkëpunimit në dimensionin parlamentar dhe u shpreh vullneti për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00