Zëvendësministrja Artemis Malo, merr pjesë në punimet e Segmentit të Nivelit të Lartë gjatë sesionit të 40-të të Këshillit të së Drejtave të Njeriut, në Gjenevë

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo, në fjalën e saj gjatë sesionit të 40-të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë evidentoi rolin e rëndësishëm të Këshillit të së Drejtave të Njeriut në promovimin e të drejtave të njeriut, duke qenë edhe vendi i duhur për zhvillimin e multilateralizmit, përballë konflikteve, vështirësive dhe sfidave me të cilat ndeshet bota sot.

Duke u ndalur në zhvillimet kryesore, u vu në dukje fakti se konsolidimi i qeverisjes së mirë, demokracisë dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut përbëjnë prioritete strategjike për vendin. Zbatimi i reformës në drejtësi synon eficiencën, llogaridhënien dhe pavarësinë e gjyqësorit, për të siguruar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Vendi ynë do të shqyrtohet në kuadrin e ciklit të tretë të Mekanizmit Universal Periodik në muajin maj 2019. Ky proces përbën një ushtrim të vlefshëm mbi stadin e zbatimit të angazhimeve tona, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës për integrimin e të drejtave të njeriut në politikat e zhvillimit, evidentimin e progresit dhe nevojave.

Në përfundim u shpreh angazhimi se Shqipëria do të vazhdojë të ketë rol aktiv dhe të kontribuojë në promovimin e të drejtave të njeriut, duke u bërë pjesë e përpjekjeve shumëpalëshe, që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë këndvështrim komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet nevojitet të punojnë së bashku për të përmirësuar më tej të drejtat e njeriut, për mirëqenien e popujve tanë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00