Zëvendësministri Sokol Dedja, pret në takim delegacionin parlamentar sllovak

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z Sokol Dedja priti në takim, delegacionin parlamentar sllovak të kryesuar nga z. Ľuboš Blaha, Kryetar i Komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane, z. Martin Klus, Nënkryetar i këtij Komisioni, z. Ladislav Kamenicky, Kryetar i Komisionit parlamentar për financat dhe buxhetin dhe Peter Spisiak, Ambasador i Republikës së Sllovakisë në Tiranë.

Zëvendësministri Dedja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës sllovake të BE-së, por edhe presidencës aktuale të V4. Ai, gjithashtu bëri një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rezultateve konkrete në drejtim të përmbushjes së pesë prioriteve kyçe.

Delegacioni sllovak vlerësoi reformat e ndërmarra, përmbushjen e prioriteteve të integrimit dhe shprehu mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. U vlerësua bashkëpunimi konstruktiv në kuadër të Trojkës së OSBE.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Sllovakisë në aspektin dypalësh e shumëpalësh, si dhe u shpreh vullneti për forcimin e bashkëpunimit në dimensionin parlamentar, duke u dakordësuar mbi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00