U zhvillua në Bruksel takimi i Nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë

Me datë 24 prill 2019 u mbajt në Bruksel Nënkomiteti i 11-të i Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Shqipërisë për Lirinë, Drejtësinë dhe Sigurinë. Cështjet në nënkomitet përfshinë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore. Në nënkomitet u dëshmua progresi i qëndrueshëm dhe i qenësishëm i Shqipërisë në prioritetet kyçe, me fokus në ecurinë e reformës në drejtësi,  luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe menaxhimit të kufijve, si dhe respektimi i të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e minoritetit dhe ato pronësore. Reformat e ndërmarra u vlerësuan nga Komisioni Europian dhe u kërkua prej tyre përpjekje të shtuara për plotësimin e një sërë detyrave në një numër fushash, përshirë vazhdimin e krijimit të instucioneve të reja të drejtësisë dhe forcimin e historikut të goditjeve të ligjit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe në nivel të lartë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00