Tuzi Komunë më vete

Përshëndesim miratimin në Parlamentin e Malit të Zi të Projektligjit për Ndryshime dhe plotësime në ligjin për organizimin Territorial, i cili i hap rrugën zyrtarizimit të Tuzit si Komunë më vete.

Ky akt, si rrjedhojë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar, realizon një aspiratë të kahershme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe u mundëson atyre përqëndrimin e të gjitha kapaciteteve menaxhuese dhe ekonomike për zhvillim.

Me këtë rast përshëndesim gjithashtu qeverinë malazeze dhe të gjithë faktorët politikë që dhanë kontributin e tyre në arritjen e kësaj të drejte për popullsinë shqiptare.

Siç u theksua dhe gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Mal të Zi, Tuzi më vete ka potencialin të krijojë sinergji të reja në zbatimin e projekteve të parashikuara nga dy qeveritë për zhvillimin e brezit ndërkufitar.

"Përfitoj nga rasti të uroj të gjithë shqiptarët në Mal të Zi për këtë arritje dhe shpreh besimin se ata do të dëshmojnë përgjegjësinë e duhur për të garantuar suksesin e kësaj komune të re" - është shprehur Ministri Bushati.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00