Thirrje për aplikim program praktikë

Shpallet programi i praktikës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të

Republikës së Shqipërisë (RSH) në botë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall praktikën e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore (PDK) të RSH-së në botë.

Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme në fillimin e karrierës profesionale. Ky program është i hapur për të rinjtë dhe të rejat me origjinë shqiptare, të cilët shprehin interes mbi funksionimin e Përfaqësive/ Misioneve të RSH-së në botë dhe fushën e veprimtarisë të tyre. Praktikantëve  do t’u jepet mundësia të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të Misionit/Ambasadës si dhe të njohin më nga afër natyrën e punës në fushën e diplomacisë shqiptare.

Praktikantët duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit të parë dhe të jenë aktualisht rezidentë në vendet ku gjenden PDK.

Në këtë kontekst Misioni i RSH në Bruksel, fton të rinjtë e të rejat e diasporës shqiptare në Bruksel, të aplikojnë për një praktikë 3-mujore në Misionin tonë në periudhën 1 prill-30 qershor 2018.

Të interesuarit të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/njoftime/thirrje-per-a... dhe ta dërgojnë atë në adresën interns@mfa.gov.al

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00