Takimi i Dytë i Trepalëshit të Adriatikut

Me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, do të zhvillohet në Durrës, në datë 17 nëntor 2017, takimi i dytë Ministror i Trepalëshit të Adriatikut mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Kroacia do të përfaqësohet me Zv. Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjet Evropiane Marija Pejčinović Burić, ndërsa Mali i Zi me Ministrin e Punëve të Jashtme, Srđan Darmanović.

Trepalëshi i Adriatikut është themeluar në një takim të Ministrave të Jashtëm të të tre vendeve, në shkurt të këtij viti në Split, Kroaci. Ai shërbën si një platformë për përpjekje të përbashkëta të hapësirës Adriatike të NATO-s, për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes tre vendeve pjesëmarëse si dhe dhe për një aksion të përbashkët në interes të një rajoni më të siguritë dhe më të ndërlidhur në të gjitha dimensionet.

Gjatë këtij takimi, Ministrat e tre vendeve do të diskutojnë mbi bashkërendimin e përpjekjeve si tre vende anëtare në Aleancën e Atlantikut të Veriut për adresimin e sfidave me të cilat përballet rajoni i Ballkanit perëndimor, si dhe për projektet konkrete  të vendeve tona në infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00