Takimi i Ambasadores Janina me pjesmarrësit e grupit LEAD Albania

Me datë 18 maj 2017, në Misionin e R.Sh pranë BE-së u organizua një takim i Ambasadores Janina dhe stafit të Misionit me pjesëmarrësit e grupit LEAD Albania  2017 (Leadership Experience And Development) të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), që po bëjnë aktualisht një tur studimor në institucionet evropiane në Bruksel.

Takimi shërbeu për një ndarje mendimesh lidhur me situatën në BE dhe proçesin e ardhmërisë së saj deri në 2025, si dhe fokusimin gjeostrategjik tek rajoni i Ballkanit Perëndimor, për shkak të zhvillimeve të brendshme në vendet e rajonit, që mund të çojnë në destabilitet dhe ndërhyrjes së aktorëve të tretë që përpiqen të devijonë proçeset e integrimit evropian e euroatlantik të vendeve të rajonit.

Të pranishmit u informuan për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë pas marrjes së rekomandimit nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në raportin për Shqipërinë 2016, reflektimin në praktikë të mandatit të Këshillit për intensifikimin e bashkëpunimit teknik mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit dhe pritshmëritë për vijimin e proçesit në 2017-ën, në dritën e zhvillimeve pozitive politike në Shqipëri.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00