Takimi i 9-të i Nënkomitetit të Stabilizim-Asocimit BE- Shqipëri, mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë

Me datë 28 prill 2017, u zhvillua në Bruksel takimi i 9-të i Nënkomitetit të Stabilizim-Asocimit BE- Shqipëri, mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë.

Për  palën shqiptare, takimi bashkëkryesohej nga Zëvendësministrja e Integrimit Evropian, znj. Eralda Çani dhe merrnin pjesë përfaqësues të ministrive të linjës që mbulojnë këto cështje. Për palën evropiane, takimi u kryesua nga znj. Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe merrnin pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për fqinjësinë dhe zgjerimin, të Drejtorisë së Përgjithshme për drejtësinë dhe konsumatorët dhe Drejtorisë së Përgjithshme për punët e brendshme dhe migracionin.

Nënkomiteti për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë trajton çështje të sundimit të ligjit, me fokus në përmbushjen nga Shqipëria të disa prej reformave kyçe, kryesisht atë në drejtësi, masat e marra në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, masat për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë mbrojtjen e të dhënave, traktimin e çështjeve të azilit e migracionit, masave antiterrorizëm,  si dhe bashkëpunimit gjyqësor në cështjet penale dhe civile. Pas një raportimi të plotë dhe cilësor të  institucioneve shqiptare, që dëshmuan arritjet në këto fusha, nga Komisioni Evropian u dhanë rekomandime operative për një sërë masash që duhet të ndiqen më tej, apo të vihen në zbatim.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00