Takim Bushati - Çavusoglu për projektet me interes reciprok

Në kuadër të punimeve të Konferences së Ministrave të Jashtem te Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë, Ministri Bushati pati një takim me homologun Turk Çavusoglu.

Ministri Turk përgëzoi Ministrin Bushati për ri-emërimin në detyrë dhe shprehu vlerësimin për dinamizmin e marrëdhë​nieve mes dy vendeve nën impulsin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.

Dy ministrat u shprehën optimistë për ecurinë e përpjekjeve për krijimin e linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines. 

Gjithashtu, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos në fushën e sigurisë. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00