Suedia mbështetëse e fortë e zgjerimit të BE-së dhe integrimit të Shqipërisë

Ministrja e Integrimit Europian. znj. Klajda Gjosha, pret Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim Suedisë, znj. Ulrika Modeer.

Ministrja Gjosha: Reforma drejtësi e shumë kërkuar nga ndërkombëtarët dhe nga vetë shqiptarët. I hap rrugën negociatave

Ministrja Gjosha: vendosur për  plotësuar 5 prioritetet kyçe

Sekretarja e Shtetit, Modeer: Shqipëria progres me reformat, mbështesim integrimin. Suedia mbështetje me 8 milionë euro vit investime

 

Ministrja e Integrimit Europian. znj. Klajda Gjosha, priti 2 shkurt, një takim,   Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim Suedisë, znj. Ulrika Modeer. Ministrja Gjosha, shprehu falënderimet  emër qeverisë shqiptare  për  mbështetjen e  çmuar Suedia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve për procesin e integrimit dhe veçanërisht statusin e vendit kandidat.

Bashkëbisedueset shprehën  gadishmërinë   Shqipëria dhe Suedia   vazhdojnë forcojnë bashkëpunimin e tyre,   për forcimin e parametrave sigurisë europiane duke iu përgjigjur kështu sfidave reja globale kërcënojnë gjitha shoqëritë  demokratike

Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomikrritjen e investimeve suedeze Shqipëri, ecurinë e reformave dhe 5 prioriteteve vendit i janë lënë  për tu plotësuar  lënë nga Komisioni Europian.

 

Pas takimit Ministrja Gjosha dhe Sekretarja e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim Suedisë, znj. Ulrika Modeer,  mbajtën një konferencë përbashkët për shtyp.

“E falenderova  znj. Modeer për vëmendjen Suedia ka shprehur ndaj Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, duke qenë nxitëse e politikës zgjerimit dhe zhvillimit vendeve tona. Bashkëpunimi me Suedinë ka qenë dhe  mbetet i jashtëzakonshëm shumë fusha”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja përmendi se Suedia ka mbështetur Shqipërinë nëpërmjet  Agjencisë  Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA),   reformën administrative dhe territoriale si dhe mbështetjen e reformave për përmirësimin e punës Zyrën Shqiptare Tatimeve, Zyrës Statistikave Shërbimin shqiptar Punësimit, por dhe një sërë sektorësh tjerë.

Ministrja Gjosha,  u shpreh se Shqipëria do punojë shumë, për plotësimin e 5 prioriteteve, për miratimin e reformës kyçe aq shumë kërkuar nga qytetarët Shqiptarë është reforma drejtësi.

“Unë shpresoj shumë që gjatë muajve në vijim, të kemi një dialog politik për reformën, miratim të saj në parlament,  sepse siç e kam thënë gjithmonë vendet anëtare dhe qytetarët shqiptare presim që me anë të kësaj reforme t’i hapet rruga Shqipërisë për hapjen e negociatave, pse jo edhe brenda këtij viti”, tha Ministrja Gjosha

 

Sekretarja  e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, znj. Ulrika Modeer u shpreh se Suedia është një partnere afat gjatë e Shqipërisë, në terma ekonomikë dhe Mjedisore. Suedia është gjithashtu një nga kontribuueset më të mëdha me rreth 8 milionë euro investim  në vit.

“Nga ana e tjetër  isha e lumtur të dëgjoja për ecurinë që  ju keni arritur  dhe progresin që keni shënuar me 5 prioritetet kyçe. Së bashku me Komisionin Europian, kemi ndjekur atë çka ka bërë nga afër Shqipëria dhe mbështesim si zgjerimin e BE-së ashtu edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kësisoj mes këtyre reformave, reforma në drejtësi është ajo më e rëndësishmja  që kërkohet nga partnerët europiane dhe qytetarët shqiptarë.. ”, tha Sekretarja e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë.

Znj. Modeer  u shpreh se Suedia  do të vazhdojë të jetë  mbështetëse e Shqipërisë   dhe në këtë kuadër do ta ndjekë ecurinë e reformës në drejtësi.

Suedia,  mbështet Shqipërinë përmes Strategjisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020, ku pavarësisht krizës globale ekonomike, projektet zhvillimore për Shqipërinë mbeten të paprekura dhe në të njëjtin nivel me atë të viteve më parë.

Në Shqipëri, referuar kësaj strategjie,  asistenca që do të ofrohet  për një periudhe 7 vjeçare. Mbështetja do të orientohet në tre drejtime kryesore: Në nxitjen e integrimit ekonomik me BE dhe zhvillimin e ekonomisë se tregut, në forcimin e demokracisë, respektimin me te madh te drejtave te njeriut dhe zhvillimin e shtetit ligjor, në ë çështje te mjedisit dhe kufizimin e impakteve me efekte ne mjedis dhe ne ndryshimet e klimës.

Sipas Strategjisë së Suedisë për Bashkëpunim për reforma me vendet Ballkanit Perëndimor për periudhën 2014-2020, Qeveria Suedeze do të alokojë rreth 420 milion euro do të shkojnë në formë të ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor .

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00