Shtetasit e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Katarit, Omanit dhe Moldavisë hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave me vendimin nr.471, datë 30.05.2017, shtoi në aneksin nr.3, bashkëlidhur vendimit nr.513, datë 13.06.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë shtetasit e vendeve si: “Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani”, duke u paraqitur dokumentin pasaportë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

Gjithashtu, në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë (si rrjedhojë e hyrjes pa vizë në zonën Shengen), i shtohet shteti i Moldavisë me dokumentin pasaportë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00