Shqipëria zgjidhet për herë të parë në Komitetin e Kombeve të Bashkuara për Punëtorët Migrantë

Shqipëria u zgjodh dje për herë të parë anëtare e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Punëtorët Migrantë dhe Familjarëve të tyre që nga ratifikimi i Konventës në vitin 2007.

Gjatë zhvillimit të punimeve  të Sesionit të 8-të të vendeve anëtare në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Familjarëve të tyre u mbajtën edhe zgjedhjet për shtatë anëtarët e rinj të Komitetit Ndërqeveritar të Konventës për periudhën 2018-2021. Në këtë Konventë, Shqipëria u përfaqësua nga Dr. Ermal Frashëri, i cili arriti të merrte një numër të konsiderueshëm votash duke e bërë Shqipërinë anëtare të këtij Komiteti.

Anëtarësimi i Shqipërisë në organet e Konventave të të Drejtave të Njeriut është një kontribut i drejtpërdrejtë i vendit në monitorimin dhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00