Shqipëria do të marrë pjesë në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar Kulturor 'Balkan Trafik', Bruksel 14 – 17 Prill 2016

Me mbështetjen dhe sponsorizimin e Ministrisë Kulturës, bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Shqipërisë Bruksel:

Shqipëria do përfaqësohet edicionin e 10-të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor  'Balkan Trafik' do zhvillohet Bruksel 14 – 17 Prill 2016 me grupin e mirënjohur muzikor përbërë nga solistja e njohur e skenës sonë Vikena Kamenica me 'Keli Band' dhe grupin e njohur popullor 'Ali Pasha'. Pjesëmarrja me një grup tillë elitar premton për sukses këtë ngjarje madhore kulturore vendeve rajonit tonë dhe gjerë kryeqytetin europian.

Për tre ditë me radhë, jo vetëm mjediset BOZAR, por edhe Grand Place dhe sheshe tjera Brukselit do përcjellin vlerat, këngët, vallet, muzikën dhe kulturën e Evropës Juglindore dhe vendeve tjera.

Falë edhe kontributit disa shoqatave kulturtore shqiptare sidomos  ΄ALBABEL΄, ΄VATRA΄ dhe ΄KONICA΄, gjatë këtij edicioni jubilar do jenë pranishëm edhe grupet dhe muzikantët e mëposhtëm popullorë:

* Ansambli i mirënjohur i Këngëve dhe Valleve Popullore i Brukselit ΄Vatra΄;

* Aktorja Anila Dervishi me ΄Fabula dhe Legjenda΄ mbledhura dhe botuara nga publicisti i njohur Safet Kryemadhi, me regji Zenel Laçit;

* Grupi polifonik i Gramoz Gjinit, fizarmonicistët Ymer Abazi dhe Gjovalin Nunaj, kitaristi Kelmend Goxhaj, këngëtarët popullorë Muhamet Abvdija dhe Shaqir Cervadiku, etj.

Edhe Kosova do jetë e pranishme këtë Festival me grupin e njohur ΄Zig Zag΄ dhe këngëtarin Dren Abazi, etj.

 

Me këtë rast, mjediset e BOZAR do ketë dhe një stendë me materiale shumta mbi zhvillimin dhe mundësitë e turizmit Shqipëri, do hapet me mbështetjen e Ambasadës RSH dhe Agjencisë Kombëtare Turizmit  vendit tonë. Ashtu si dhe vitin e kaluar, pjesëtarët e Shoqatës aktive kulturore studentëve ΄VLERA΄ do japin kontributin e tyre njohur.

Ky Festival do mbyllet me  një manifestim madh kulturor  sheshin Grand Place, ditën e diel, 17 Prill 2016, do fillojë  orën 14:00, prani mjaft personaliteteve belge dhe Bashkimit Europian.  Me këtë rast do përshëndesë pranishmit edhe Ambasadorja e Republikës Shqipërisë Belgjikë dhe Kreu i Misionit pranë Bashkimit Europian,  znj. Suela Janina.

Ftojmë gjithë bashkatdhetarët tanë bashku me miqtë, kolegët dhe dashamirësit e huaj bëhen pjesë e këtij manifestimi madh kulturor dhe artistik.

 

***************************

 

Programi i shfaqjeve dhe koncerteve Grupit ΄Vikena Kamenica & Keli Band΄ dhe ΄Ali Pasha΄:

 

E Premte, 15 Prill 2016

Ora 20:30 – 21:00 shfaqje në ΄Vino Zirkus΄, Bozar

 

E Shtunë, 16 Prill 2016:

Ora 17:30 – 18:15 – Koncerti zyrtar në Bozar, Salla ΄M

Ora 22:45 – 23:15 -  Shfaqje në ΄Vino Zirkus΄ në Bozar

 

E Diel, 17 Prill 2016:

Ora 16:30 – 17:00 - Të ftuar nderi në mainfestimin e madh kulturor festiv në sheshin Grand Place me rastin e përfundimit të Festivalit.

 

Për më shumë Info mbi Festivalin ‘Balkan Trafik’, programin e koncerteve dhe sigurimin e biletave mund të klikoni në www.balkantrafik.com, si dhe në faqen zyrtare në rrjet të Ambasadës së RSH :

http://www.ambasadat.gov.al/belgium/ 

 

*******************************

VIKENA KAMENICA është një nga artistet më të shquara të brezit të saj në Shqipëri. Vajzë e dy këngëtarëve të operas, Vikena shkëlqeu sidomos gjatë diplomimit të saj në Akademinë e Muzikës në Tiranë në vitin 2001.  Ndërsa më 2004-2006 ajo vijoi studimet  në CEE Music-Theater në Vjenë.

Në vitin 2008 Vikenës iu dha çmimi prestigjoz 'Sommer Akademie'  mirënjohur 'Kult' në Shqipëri, Vikena është gjithashtu e shquar si këngëtare xhazi dhe për performancat e saj në komedi muzikore. Disa nga koncertet e saj të veçanta përfshijnë ‘Këngët napolitane’, ‘Serenatat korçare’dhe ‘Koha e qershive’. Po ashtu ajo njihet për përformancën si soliste me Teatrin Muzikor Ndërkombëtar.

Nga viti 2001 ajo është soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke performuar brenda dhe jashtë vendit në shumë role kryesore të kryeveprave të muzikës klasike botërore. Po ashtu ajo njihet për përformancën si soliste me Teatrin Muzikor Ndërkombëtar, me rastin e 100 vjetorit të Broadway, në role si Esmeralda in 'Notre Dame de Paris', Zonja Montague në 'Romeo and Juliette', Mama Morton në 'Çikago' dhe të tjera.

Vikena Kamenica ka bërë emër edhe në interpretimin virtuoz të këngëve popullore tradicionale si dhe të alternativave të reja si ethno-jazz, turbo-folk, etj.

Ajo ka punuar nga afër edhe me disa prej dirigjentëve të njohur dhe me drejtorë  të vendeve të tjera me përvojë ndërkombëtare.

Gjatë dy viteve të fundit, Vikena Kamenica është bërë pjesë e  njërit prej grupeve më të suksesshme muzikore ‘Keli Band’, me të cilin do të performojë edhe në edicionin e 10-të të Festivalit ‘Balkan Trafik’ në Bruksel.

 

*********************************

 

‘KELI BAND’ është formacion muzikor i formuar rreth viteve 2008  nga lideri i këtij grupi saksofonisti Brikel Guga dhe përbëhet nga muzikantë profesionistë, kryesisht shqiptarë. Në repertorin e tyre janë lëvruar rryma të ndryshme muzikore, nga Jazz deri në ato eksperimentale.  Janë pjesëmarrës në disa festivale Jazz dhe të përfshirë në shumë projekte muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj.

Së fundi, ‘Keli Band’ ka arritur të eksperimentojë, duke bërë një përshtatje perfekte të tingujve dhe melodive tradicionale shqiptare me ato moderne, duke sjellë kështu një novacion  dhe zhvillim të muzikes shqiptare dhe më tej.

Gjatë viteve të kaluara, ‘Keli Band’ ka realizuar përmbledhjen muzikore ‘Independent Days’ kryesisht me Standart Jazz si dhe ‘Night Love’.

Gjatë vitit 2016 ‘Keli Band’ do të lançojë albumin e ri ‘RRENJE TE LARGETA’ në bashkëpunim me znj. Vikena Kamenica, duke sjellë kështu një tjetër parfum në krijimtarinë dhe karrierën e tyre.

 

**********************************

 

Grupi muzikor ‘ALI PASHA’ është krijuar në vitin 1992 në qytetin e Tepelenës.

Popullariteti i tij u rrit veçanërisht pas botimit të dy albumeve muzikore, i pari në vitin 2000 dhe tjetri më 2002. Albumi i parë vendosi një ndër rekordet më të mëdha të shitjeve të muzikës popullore e qytetare.

Grupi është i njohur për lëvrimin e muzikës popullore të Jugut, asaj folklorike, qytetare, etno - folk, madje edhe etno - Jazz.

Grupi ka një repertor prej afro 100 këngësh, prej të cilave rreth 30 janë krijime të mirëfillta të pjestarëve të tij. Në rrjedhën e viteve Grupi ka ndryshuar përbërjen e tij, duke e freskuar atë me artistë të ndryshëm; por, bërthama e tij mbetet dueti i mirënjohur Alfred Shehu dhe Ferdi Ibrahimi

‘Ali Pasha’ ka marrë pjesë në spektaklet më të spikatur të televizioneve, si: 'Maratona e Këngës Popullore', '100 Këngët e Shekullit', '100 Vjet Muzikë', dhe 'Porta e Fatit' realizuar në Televizionin Klan; 'Top Show' realizuar në Top Channel; festivalet e muzikës popullore në TVSH, etj.

----------------------------------------

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00