Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare do të mbahet në Tiranë në muajin nëntor

Komuniteti shqiptar SHBA i ka kushtuar një vëmendje tepër veçantë vizitës delegacionit qeverisë shqiptare, kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Nju Jork dhe Uashington. Komuniteti shqiptar SHBA është një vlerë e shtuar dhe me kontribut vyer prezantimin e traditave shqiptare dhe shqiptarisë, këtë vend madh lirisë dhe demokracisë, mik dhe partner strategjik i vendit tonë.

takimet e zhvilluara me komunitetin shqiptar Nju Jork e Uashington D.C, Kryeministri Rama nënvizoi kontributin esencial dhe përpjekjet e suksesshme historike Diasporës, gjitha kohërat dhe këtë moment shkëlqyer marrëdhënieve aktuale mes popujve dhe shteteve. Ai vlerësoi gjithashtu kujdesin, ndihmën e pakursyer dhe  rolin vendimtar Shteteve Bashkuara historinë e Shqipërisë dhe Kosovës mbrojtjen dhe avancimin e drejtave shqiptarëve.

Duke u ndalur në potencialet, resurset, energjitë e komunitetit shqiptar në SHBA, ai vlerësoi angazhimin e tyre në ruajtjen e vlerave e dashurisë për atdheun dhe theksoi se mbetet ende shumë për t’u bërë në këtë drejtim.

Një moment i rëndësishëm i kësaj vizite ishte takimi i përbashkët mes përfaqësuesve shqiptarë e hebrenj të Diasporave në SHBA, personaliteteve të botës ekonomike, politike e kulturore, organizuar në bashkëpunim me deputetin me origjinë shqiptare të Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, Prokurorin e Përgjithshëm Schneiderman si dhe Senatorin Klein.   

Kryeministri Rama çmoi historinë e marrëdhënieve shqiptaro-hebraike, duke nënvizuar historinë e vështirë të të dy popujve, suksesin e tyre në vendin e lirisë dhe shembullin efikas të rolit të Diasporës hebraike, si model për veprim e organizim të komunitetit shqiptar në SHBA.

Për t’i dhënë një impuls konkret e pozitiv rolit e përpjekjeve të Diasporës për të kontribuar direkt në zhvillimet sociale, ekonomike e politike  në Shqipëri dhe organizimin e saj në mbarë botën, Kryeministri Rama njoftoi mbajtjen e Samitit të Parë të Diasporës shqiptare më 13 nëntor në Tiranë.

Ky Samit do të mbledhë në Tiranë shoqata shqiptare, personalitete të shquara dhe anëtarë të thjeshtë bashkëkombës nga të gjitha kontinentet, me synim  krijimin e një ure solide bashkëpunimi, komunikimi e ndërveprimi, në të mirë të ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve mes komunitetit shqiptar në botë, si me Shqipërinë, ashtu edhe me vendet ku ata jetojnë. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00