Procesi Screening: Zhvillohet në Bruksel takimi i 19-të shpjegues për Kapitullin 19 “Politika Sociale dhe Punësimi” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në datat 3 deri në 5 prill 2019, zhvillohet në Bruksel, në ambientet e Komisionit Evropian, takimi shpjegues për kapitullin 19 ” Politika Sociale dhe Punesimi”, me qëllim prezantimin e kuadrit ligjor të BE-së, të detyrueshëm për përafrim nga pala shqiptare. Ky është takimi i nëntëmbëdhjetë i  takimeve shpjeguese. Takimi kryesohet nga z. Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Zëvëndesministri i Ekonomisë dhe Financës znj. Dajna Sorensen, Zëvëndësministri i Shëndetësisë znj. Bardhylka Kospiri dhe përbëhet nga anëtarët e Grupit Ndërministror të Punës për kapitullin 19. Pala Shqiptare së bashku me atë të Maqedonisë së Veriut, ndjekin njëkohësisht agjendën e takimeve shpjeguese, në kontekstin e procesit ‘screening’.

Procesi “screening” është faza e parë përgatitore në zhvillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ky proces teknik zhvillohet si rrjedhojë e vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor 2018, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian para zhvillimit të procesit formal të anëtarësimit në BE.

Axhenda e takimit të Kapitullit 19, konsiston në prezantimin e acquis-së së BE-së për punësimin për vendet anëtare, të drejtat kolektive, organizimin e kohës së punës dhe kushtet në punë, si dhe shëndetin  dhe sigurinë në punë. Në ditën e dytë dhe të tretë përfshihen dhe çështjet e barazisë gjinore, politikat e punësimit, dialogu social dhe të drejtat sociale, përfshirja sociale dhe mbrojtja,  si dhe kuadri ligjor për personat me aftësi të kufizuara. Grupit Ndërministror i Punës ngriti pyetje lidhur me përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të përafruar, në përmbajtje të axhendës.

Në vijim të këtij takimi do të zhvillohet analiza e mangësive ligjore, si pjesë e hapave procedurial për përgatitjet para Bilateral Screening. Takimi mundësohet të ndiqet online nga pjesa tjetër e grupit të punës, jo pjesëmarrës në takim.

Për sa më sipër i gjithë procesi koordinohet e drejtohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Misionin e Shqipërisë në BE dhe Institucionin lider për kapitull.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00