Parlamenti Evropian i akordon çimimin "Kryebashkiaku më miqësor me Romët" Bashkisë Roskovec

Në datën 19 nëntor 2019, u mbajt në Parlamentin Evropian ceremonia e ndarjes së çmimeve për: “Kryebashkiaku më miqësor me Romët”. Evenimenti u organizua në kuadër të projektit “Iniciativa e Përbashkët për fuqizimin e shoqërisë civile Rome në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, drejtuar nga Roma Activ Albania në bashkëpunimim me ERGO Network, financuar nga Bashkimi Evropian. Ky aktivitet përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, ku organizatat e shoqërive civile të secilit vend caktojnë nga një kryebashkiak, roli i të cilit evidenton më së miri kontributin e autoritetit lokal  për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të këtij komuniteti në shoqëri.
Çmimi për Shqipërinë këtë vit iu akordua zj.Majlinda Bufi - Kryetare e Bashkisë së Roskovecit për rolin dhe përkushtimin e saj në përfshirjen sa më të gjerë të komunitetit Rom në këtë Bashki, mbrojtjen e të drejtave dhe krijimin e kushteve më të mira për ta, përfshirjen në programet sociale, marrjen dhe zbatimin e masave për mundësimin e arsimimit të tyre, punësimin, strehimin etj. Në fjalën e saj, zj. Bufi theksoi se nuk ka nevojë të ngrihen çerdhe, kopshte, apo shkolla të posaçme për këtë komunitet, por duhet të vijohet puna mbështetur në përqasjen e përfshirjes së tyre pa diskriminime nga pjesa tjetër, për të patur në këtë mënyrë një shoqëri të zhvilluar sipas standarteve evropiane.  

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00