Organizohet Webinari me titull "Albanian Chairmanship of the OSCE”

Përfaqësia e Komisionit Evropian në Luksemburg, organizoi një webinar me titull: “Albanian Chairmanship of the OSCE”.

Ambasadorja e Shqipërisë, Suela Janina, prezantoi prioritetet dhe arritjet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së gjatë këtij viti.

Kontribuan me fjalët e tyre Shefi i Përfaqësisë së Luksemburgut në Bashkimin Evropian, Stephan Koppelberg, dhe Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Alberto Cammarata.

Pjesë e diskutimit ishte edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit evropian. Ambasadorja Suela Janina, informoi pjesëmarrësit mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe progresin e reformës në drejtësi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00