Op-Ed nga Ministri Ditmir Bushati: 9 Maji dhe Europa që duam

66 vjet parë deklarata e ministrit jashtëm Francës Robert Schuman shërbeu si pikënisje për ndërtimin e themeleve projektit sot njihet si Bashkimi Europian

themel këtij projekti, i pamundur për skeptikët dhe i vështirë edhe për optimistët, qëndronin jo vetëm bashkëpunimi ekonomik por edhe objektiva patjetërsueshme si paqja dhe siguria

Ndërtimi i një bashkësie mbështetur tek sundimi i drejtës, ku krijimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse shoqërohej me mirëqenie materiale, trupëzoi tek BE-ja projektin politik tundues dhe suksesshëm

Pas mbarimit Luftës Dytë Botërore, BE-ja u përqendrua tek mbrojtja e konsolidimi i paqes, demokracisë, dhe drejtave njeriut, tek ndihma bujare për zhvillimin dhe solidaritetin, tek lufta ndaj epidemive dhe aplikimi i standardeve larta sigurisë ushqimore, mbrojtjes mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike. Janë këto disa nga vlerat dhe parimet mpiksën vizionin dhe projektin e BE-së, duke e bërë ate një model tërheqës jo vetëm për vendet e Europës Lindore e Qendrore përjetonin regjime tiranike, por edhe për kontinente tjera.

66 vite pas, Bashkimi Europian jo pak raste ngjan si njësi menaxhimi krizash. Kriza demokratike i ka rrënjët tek populizmi dhe teknokracia, tek epërsia e metodës ndërqeveritare përkundrejt asaj komunitare, duke rritur kësisoj jo vetëm hendekun mes perëndimit e lindjes por edhe veriut e jugut Europës, e ka kthyer histori kaluarës modelin e shtetit social.

Kriza financiare, kriza e pazgjidhur e borxhit Greqisë, Ukraina, raporti ende i paqartë me Rusinë përsa i përket arkitekturës sigurisë europiane, vala migratore e madhe prej Luftës Dytë Botërore, e cila po shoqërohet me politikën e frikës e panikut dhe refleksin e mbylljes opinionit publik përballë një  botë gjithnjë e ndryshim: gjitha këto po sfidojnë kapacitetet integruese, dialoguese dhe gjeneruese Bashkimit Europian

Në prag të referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar apo jo nga BE-ja, duket se optimizmi i projektit europian, i mishëruar përmes monedhës së përbashkët euro dhe politikës së zgjerimit të BE-së, po mënjanohet nga tendenca e copëzimit dhe fragmentarizmit. 

Është e vështirë të mohohet se vetë projekti i BE-së, më shumë se sa krizat e natyrave të ndryshme, po vuan nga një krizë e thellë besimi. 

Kjo mungesë besimi në aftësitë e BE-së, ka krijuar terrenin e favorshëm për populizmin politik që po hedh rrënjë në vende me demokraci të konsoliduar ashtu si dhe në vende me demokraci të brishtë. 

Por ndërkohë që Europa po përballet me kërcënimet që vijnë prej terrorizmit dhe ekstremizmit që keqpërdor fenë,  para pak ditësh londinezët zgjodhën për kryetar bashkie një mysliman jo të bardhë. Çka tregon se mungesa e besimit në vlerat e gjithëpërfshirës dhe shoqërisë së hapur është një sfidë e tej kalueshme në rruzullin europian.    

Pavarësisht furtunave që po kalon BE-ja, shembulli i saj ka qenë dhe mbetet frymëzues për shqiptarët dhe rajonin tonë. Historia e suksesit e këtij këndi të Europës, ku tashmë mbizotëron paqja dhe fryma për bashkëpunim, i detyrohet në një masë të madhe mbështetjes së pamunguar të BE-së dhe perspektivës sonë të përbashkët për të qenë pjesë e familjes europiane. E për të përfunduar kësisoj procesin e shtet-konsolidimit demokratik.

Gjetja e mekanizmave që përshpejtojnë integrimin europian, si Procesi i Berlinit, është e nevojshme për kanalizimin e mëtejshëm të ndihmave të BE-së drejt politikave të zhvillimit ekonomik, ndërlidhjes dhe uljes së pabarazive midis vendeve të rajonit tonë dhe atyre të BE-së. 

Sfida jonë mbetet se si ta shndërrojmë paqen e arritur në rajon, në një hapësirë sigurie dhe prosperiteti, ku ja vlen të jetosh. Kjo është një sfidë e përbashkët për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse në rastin tonë, më shumë se sa për projekt zgjerimi duhet të flasim për projekt konsolidimi të Europës në rrafshin politik, ekonomik dhe të sigurisë.

Për këtë kemi nevojë jo vetëm për besim te vetja dhe angazhim të plotë e konkret në procesin e integrimit europian, por edhe te Bashkimi Europian, që nuk duhet të lejojë që hijet e së shkuarës ta errësojnë të ardhmen europiane të kontinentit. 

Botuar në Gazetën Panorama, datë 9 maj 2016.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00