Njoftim lidhur me përdorimin e aplikacionit E-Konsullata

Ministria e Punëve të Jashtme dëshiron të saktësojë disa informacione lidhur me produktin e saj më të ri E-Konsullata:

Aplikacioni E-Konsullata përmban shumë informacione nga të cilët edhe informacion mbi vizat, i cili është orientues dhe zyrtar. Si i tillë, Ministria e Punëve të Jashtme konsideron vende me regjim vizash të gjitha vendet ku nevojiten viza, pavarësisht nëse ato merren në kufi, online ose janë viza turistike.

Informacioni për vizat është vetëm një pjesë e informacionit që i jepet qytetarëve. Për Ministrinë e Punëve të Jashtme është shumë i rëndësishëm informacioni për shqiptarët me banim jashtë atdheut, si kontaktimi i përfaqësive, marrja e shërbimeve konsullore në raste emergjente dhe shpërndarja e njoftimeve paralajmëruese.

Aplikacioni E-Konsullata sapo është vënë në përdorim dhe do të përditësohet hap pas hapi në vijim të marrëveshjeve që do të nënshkruhen me vende të veçanta për regjimin e vizave.

Dëshirojmë të falenderojmë të gjithë qytetarët për interesimin e tyre për këtë aplikacion, si dhe mirëpresim të gjitha komentet e sugjerimet për përmirësimin e aplikacionit. 

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00