Një ditë lektor në Kolegjin e Europës

Pas Kryeministrit Spanjës Marioano Rajoy, Presidentit Italisë Sergio Mattarela dhe Presidentit Kinës Xi Jinping, ishte radha e Kryeministrit Edi Rama rolin e lektorit Kolegjin e Europës Bryzh, Belgjikë. I ftuar t’i drejtohet auditorit me temë " mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës Hapur”, Kryeministri Rama foli mbi kuptimin e Bashkimit Europian dhe procesin e zgjerimit pikëpamjen shqiptare dhe rajonale.  

Fusha e studimit Kolegjin e Europës janë ato pasuniversitare, me fokus çështjet politike, ligjore dhe ekonomike, europiane dhe ndërkombëtare. Ndër vite, këtë Kolegj janë formuar personalitete që kanë mbajtur e mbajnë detyra rëndësishme Europë. Në traditën e Kolegjit, ndër kolegjet elitare fushën e studimeve europiane, shënohen si lektorë emra rëndësishëm strukturave europiane, por ftesa veçanta i drejtohen edhe liderëve politikë. 

Fjala e Kryeministri, por sidomos sesioni i pyetje-përgjigjeve u prit me interes të gjerë. Pikëpamjet e Kryeministrit u shtrinë nga domethënia e procesit të zgjerimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor, reformat integruese dhe modernizuese të Shqipërisë, tek sfidat e Bashkimit. Procesi i zgjerimit, për Kryeministrin Rama, ka qenë një nga mjetet më të suksesshme transformuese të BE-së, ku 22 nga 28 shtetet anëtare u bashkuan përmes raundeve të ndryshme të zgjerimit. 

“BE është fuqia transformuese e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore në vendet e rajonit tonë, edhe pse ne nuk jemi ende pjesë e Bashkimit. Standardet e kriteret e BE-së janë katalizatori kryesor i reformave, të cilat udhëhiqen natyrisht, edhe nga vendosmëria jonë për t'iu bashkuar familjes europiane. Pa mekanizmit të integrimit në BE do të ishte absolutisht e pamundur të mbaheshin të gjitha këto vende në rrugën ku ata janë duke u mbajtur dhe për të nxitur reformat për modernizimin.” 

Procesi i integrimit është një mjet unik për një vend si Shqipëria dhe për ish vendet komuniste në përgjithësi, për t’u demokratizuar dhe modernizuar. Për këtë, u shpreh Kryeministri, nuk është çështja se kur do të mundemi të gjithë të vijmë në Bruksel, por se kur do të mundemi të jemi pjesë normale e familjes europiane, ndaj hapja e bisedimeve nuk përbën anëtarësi, nuk ka detyrime shtesë për BE, teksa për ne është thelbësore, bën të mundur mbajtjen e vendit dhe shoqërisë në rrugën e duhur.

Në kontekstin e reformave integruese, Kryeministri veçoi reformën në drejtësi. “Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat.”

Sot, në BE haset fenomeni i "lodhjes nga zgjerimi". Fenomen që, në nënvizimin e Kryeministrit, mbart edhe rrezikun: “Kjo "lodhje nga zgjerimi" vë në rrezik fuqinë transformuese të BE-së mbi "europianizimin" e vendeve të rajonit. "Lodhja nga zgjerimit", gjithashtu, i jep hapësirë politikanëve nacionalistë dhe islamizmit radikal në Ballkanin Perëndimor, që përdor neglizhencën e BE-së në drejtim të Ballkanit Perëndimor për axhendën e tyre.”

I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Europë në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi se të tilla qëndrime lidhen më shumë me mosdijen dhe mungesën e njohurive mbi besimin fetar.

“Ne përballemi me një problem të madh, që lidhet me injorancën e brezit të ri apo të gjithëve ne bashkë, në lidhje me besimin fetar. Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre”. 

Kryeministri u ndal edhe në atë që e quan paradoks, mosdhënien ende të së drejtës për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Kosovë.

“Qytetarët në Kosovë, sot nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa ironikisht, në kohën kur ishin një komunitet i margjinalizuar në Jugosllavi, mund të lëviznin pa probleme. Ata janë shteti i vetëm në Europë që kanë ende nevojë për viza. Ky është një paradoks i tmerrshëm për ta. Kjo i bën të ndihen në kurth në shtetin e tyre të pavarur dhe kjo ngjan si një tradhti nga ana e Europës, në këndvështrimin e njerëzve të thjeshtë.”

Nëse para 10 vitesh, përfundoi Kryeministri, Ballkani ishte për Europën një pjesë e vogël e një tabloje shumë më të madhe, sot është në interesin e ndërsjellë që Ballkani të integrohet së më shpejt të jetë e mundur.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00