Ngre siparin konkursi fotografik i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme “Colours of Albania”

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit në Detyrë Gent Cakaj, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua aktiviteti për çeljen e edicionit të pestë të konkursit fotografik “Colours of Albania”.

Kjo nismë synon të përfshijë vendas e të huaj në një fushatë promovimi të bukurive dhe ngjyrave të Shqipërisë në rrjetet sociale duke i bërë jehonë larmishmërisë së jetës urbane, stilit të jetës dhe trashëgimisë kulturore në vend.

Me anë të fotografive që përdoruesit e rrjeteve sociale vendosin të postojnë duke përdorur hashtag-un #coloursofalbania2019, sigurojnë menjëherë përfshirjen në këtë konkurs duke u kthyer në “diplomatë digjitalë” për përcjelljen e ngjyrave të Shqipërisë në botë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vuri në pah trashëgiminë pesë vjeçare të kësaj nisme, me një ndërveprim të shumëfishuar në rrjete dhe një impakt të jashtëzakonshëm sidomos tek të rinjtë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në fjalën e saj, u ndal në rëndësinë e nismës, në funksion të promovimit të vlerave dhe bukurive të vendit, si dhe mundësive që ofron teknologjia në rritjen e kapaciteteve për të komunikuar dhe për të ndarë me të tjerët.

Në këtë aktivitet morën pjesë trupi diplomatik në Tiranë, të rinj e të reja të apasionuar pas fotografisë, institucione të ndryshme si dhe operatorë turistikë.

Konkursi Colours of Albania do të mbetet i hapur deri në fund të shtatorit, ku më pas juria do të bëjë përzgjedhjen e 50 fotove më të mira dhe 5 fotove fituese, të cilat do të ekspozohen në disa kryeqytete të botës.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00