Nënshkruhet Protokolli ndryshues i Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal

Në datën 21 tetor 2020, Ambasadorja Suela Janina dhe Ministri i Financave i Luksemburgut Pierre Gramegna, nënshkruan Protokollin ndryshues të Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal, e cila ishte nënshkruar në Luksemburg në 14 janar 2009.

Protokolli i ri do të përditësojë Marrëveshjen për Tatimin e Dyfishtë me standardet më të fundit ndërkombëtare. Nënshkrimi i këtij Protokolli i hap rrugë procedurës së ratifikimit të Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 mes vendeve për hyrjen në fuqi të saj.

Marrëveshja do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, financiare dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Luksemburgut dhe do të parandalojë evazionin fiskal dhe transferimin e fitimeve.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00