Ministri në Detyrë Gent Cakaj takon deputetët holandezë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Parlamentit holandez të kryesuar nga Hayke Veldman, Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Anne Mulder, raporter për Shqipërinë.

Ministri në Detyrë Cakaj njohu deputetët holandezë me ecurinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe dhe theksoi se Komisioni Evropian duhet t’i vlerësojë arritjet e Shqipërisë në mënyrë objektive, duke i pasqyruar në raportin që do të publikojë në fund të muajit maj.

Ndërkohë për raporterin holandez Mulder, kjo vizitë shërben për rritjen e dialogut mes dy vendeve dhe njohjen e situatës reale të Shqipërisë. Deputetët holandezë vlerësuan progresin e arritur nga Shqipëria për reformën në drejtësi si një nga mekanizmat më të rëndësishëm të shtetit ligjor. Parlamentarët holandezë theksuan se perspektiva e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Evropian.

​Në përfundim, Ministri në Detyrë Cakaj tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet t’i njohin rezultatet e arritura nga Shqipëria në mënyrë që perceptimi për Shqipërinë dhe shqiptarët të jetë sa më afër realitetit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00