Ministri në Detyrë Cakaj takon Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn

Vazhdojnë takimet intensive në Bruksel të Ministrit në Detyrë Cakaj me ndalesën e radhës në zyrat e Komisionit Evropian ku u takua me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformave të lidhura me agjendën evropiane dhe pritshmëritë për një vlerësim pozitiv të tyre në raportin e Komisionit dhe vendimmarrjen e vendeve anëtare në qershor.

Ministri në Detyrë vlerësoi rëndësinë e një raporti të drejtë dhe pozitiv të Komisionit Evropian mbi progresin e pesë prioriteteve kyçe i cili do të shërbejë si një bazë solide për vendimmarrjen e Këshillit.

Ai  theksoi faktin se një vendim pozitiv i Këshillit për hapjen e negociatave të anëtarësimit do të jepte një mesazh inkurajues duke nxitur një dinamikë të re jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të gjithë rajonin.

Komisioneri Hahn inkurajoi për vijimin e reformave dhe shprehu mbështetjen e tij për avancimin e mëtejshëm të vendit në rrugëtimin evropian si një interes kombëtar që duhet të tejkalojë konfliktet e ditës dhe interesin partiak.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00