Ministri në Detyrë Cakaj në vizitën e tij në Shkup, takime dypalëshe me partitë shqiptare

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij të parë në rajon, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kryediplomati u takua me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, Kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe me Kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi. Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.

“Vizioni dhe vokacioni i padiskutueshëm i faktorit shqiptar në mbështetje të integrimeve Euro-Atlantike, rezultoi vendimtar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës” u shpreh Ministri në Detyë Cakaj. Në këto takime u fol gjithashtu për rëndësinë e angazhimit të mëtejshëm të mbarë spektrit politik shqiptar ne proceset e shtetkonsolidimit.

“Konsolidimi i stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për të gjithë rajonin, është një punë e vazhdueshme dhe proces i cili kërkon domosdoshmërisht edhe vazhdimin e angazhimit dhe ruajtjes së koherencës mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Ministri në Detyrë Cakaj në takimet me Kryetarët e Partive Politike Shqiptare.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian dhe pritshmërisë së tyre për marrjen e një përgjigjeje pozitive për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00