Ministri Bushati zhvillon vizitë në Portugali

Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare Republikën Portugeze ku pati bisedime me Ministrin portugez Punëve Jashtme Augusto Santos Silva.

Gjatë takimit, dy ministrat konfirmuan vullnetin për thelluar me tej marrëdhëniet dypalëshe si dhe për dakordesuar një sërë marrëveshjesh do ndihmojnë krijimin e një mjedisi favorshëm për bashkëpunimin ekonomik dhe do dinamizojnë ndërveprimin fusha si turizmi dhe trajnimi profesional

"Reformat tona shtet-konsoliduese kanë si fokus kryesor përforcimin e sundimit ligjit ekonomi. Ky është gur-themeli i programit tonë për shumë zhvillim ekonomik, një klimë përmirësuar për bizneset dhe një mjedis sigurt për investimet evropiane, përfshirë ato portugeze, Shqipëri", u shpreh Ministri Bushati.
 
Bisedimet dypalëshe u ndalën edhe mbi ecurinë e proceseve integruese në Shqipëri dhe në rajon. Ministri Bushati e njohu homologun portugez mbi progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, ku finalizimi i reformës në drejtësi mbetet e një rëndësie parësore në funksion të hapit të radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë. "Dëshiroj të falënderoj Qeverinë e Portugalisë për mbështetjen e pandryshuar në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë ", tha Ministri Bushati.
 
Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime në lidhje me situatën në rajon, krizën e refugjatëve, efektet anësore të kësaj krize për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e sigurisë, duke ndarë mendimin mbi nevojën për një koordinim edhe më të ngushtë në përballimin e tyre. Në këtë kontekst, Ministri Santos Silva u shpreh se "Shqipëria luan një rol kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor".
 
Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, z. Sousa Pinto ku pala portugeze u njoh me zhvillimet në vendin tonë, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit evropian dhe kontributin e Shqipërisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal. 
 
Një tjetër element i rëndësishëm i vizitës së Ministrit Bushati në Portugali ishte dhe ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Rajonin e Lisbonës, e cila vjen të përforcojë rrjetin ekzistues të konsullatave të nderit në Porto dhe Madeira.  

Gjatë fjalës tij përshëndetëse ceremoninë e inaugurimit Konsullatës nderit, Ministri Bushati shprehu një falënderim veçantë për komunitetin shqiptaro-portugez jeton dhe punon Rajonin e Lisbonës.

Konsullata e re e nderit do funksionojë premisat e Institutit Luso-Ilir, një fondacion i krijuar nga konsulli Laurenco de Carvalho për përforcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Portugalisë fushën e arsimit dhe kulturës, me mbështetjen e veçantë UNESCO-s. 

"Falë angazhimit dhe përkushtimit këtij komuniteti, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përforcuar, jo vetëm rrafshin politik, por gjitha fushat”, u shpreh Ministri Bushati.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00