Ministri Bushati zhvillon takim me Zëvendës Presidentin e parë të Komisionit Evropian Frans Timmermans

kuadrin e pjesëmarrjes punimet e Asamblesë Përgjithshme OKB-së Nju Jork, Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me z. Frans Timmermans, Zëvendës President i parë i Komisionit Evropian.

Gjatë takimit, Ministri Bushati shprehu vlerësimin për rolin e Komisionit Evropian mbështetje procesit integrimit evropian Shqipërisë. Ministri  vuri dukje progresin e arritur nga Shqipëria procesin e reformave shtet-ndërtuese dhe siguroi për angazhimin dhe vullnetin e plotë qeverisë për konsoliduar progresin e shënuar dhe vlerësuar nga Komisioni Evropian, si paketën e fundit zgjerimit, ashtu edhe kuadrin e Dialogut Nivelit Lartë me Komisionin Evropian. Ministri Bushati vuri dukje se fokus përpjekjeve qeverisë janë reformat lidhen me sundimin e ligjit, reforma drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit organizuar.

Zëvendës Presidenti Timmermans vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria përmbushjen e reformave lidhen me pesë prioritetet kyçe, duke shprehur besimin se Shqipëria do vijojë kursin e reformave shtet-ndërtuese dhe duke nënvizuar rëndësinë ka reforma drejtësi për avancimin e Shqipërisë rrugëtimin evropian.

Lidhur me perspektivën evropiane Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajon, bashkëbiseduesit  ndanë vlerësimin se procesi i Berlinit ka arritur prodhojë hapa konkretë pozitivë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se mund përmbushin angazhimet kanë marrë mënyrë kolektive. 

Në vijim, Ministri Bushati dhe z. Timmermans shkëmbyen mendime mbi sfidat me të cilat përballet sot rajoni ynë dhe Evropa. Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve në nivel të BE-së dhe në rajonin tonë për një përgjigje kolektive ndaj sfidave të përbashkëta.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00