Ministri Bushati takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë Wess Mitchell

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi në Departamentin Amerikan të Shtetit, një takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. 

Ndihmës Sekretari Mitchell, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS si dhe në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ai përgëzoi Qeverinë Shqiptare për përpjekjet e saj në zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.  

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për kontributin e Administratës Amerikane, për zhvillimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00