Ministri Bushati priti në takim Ministrin e Jashtëm të Polonisë Waszczykowski

Me 8 qershor 2016, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë Witold Waszczykowski, gjatë një vizite që ai zhvilloi në Shqipëri. 

Palët konfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe vullnetin e përbashkët për t’i forcuar edhe më tepër ato, duke u ndalur kryesisht në bashkëpunimin ekonomik. 

Ministri Bushati evidentoi progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe në procesin e integrimit evropian, për angazhimin me qëllim miratimin e reformës në drejtësi, si një reformë e një rëndësie të jashtëzakonshme për forcimin e shtetit ligjor në vend dhe me impakt të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ministri Waszczykowski shprehu mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandryshueshme të Polonisë për procesin e reformave që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare në vijim të rrugëtimit evropian të vendit tonë. 

Dy Ministrat vlerësuan si tepër të rëndësishëm forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh, bashkëpunimit rajonal dhe mes rajoneve (V4-WB6), si dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat e sigurisë.

Polonia do të marrë drejtimin e Grupit të Vishegradit dhe me këtë rast u evidentua rëndësia e bashkëpunimit rajonal si katalizator i proceseve integruese, si dhe angazhimi i Polonisë për të ndarë eksperiencën e saj me Shqipërinë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim. 

Duke u ndalur në kuadër të bashkëpunimit në NATO, Ministrat evidentuan rëndësinë e përballimit të rreziqeve ndaj sigurisë euro-atlantike nëpërmjet angazhimit kolektiv, i cili do të jetë pjesë thelbësorë e agjendës së Samitit të Varshavës. 

Në kuadër të kësaj vizite, në ambientet e MPJ u ekspozuan disa materiale arkivore mbi marrëdhëniet diplomatike dypalëshe.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00